Tregti

Eksportet ngadalësojnë rënien në Tetor/ Bien me 4.3%, tekstilet dhanë kontributin më të lartë

0

Eksportet e mallrave arritën vlerën 37 mld lekë në Tetor të këtij viti, duke rënë me 4.3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 8.8%, në krahasim me Shtatorin e vitit 2023. Nga ana tjetër, importet e mallrave arritën vlerën 78 mld lekë, duke rënë me 6.3%, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 6.5%, në krahasim me një muaj më parë.

Në harkun kohor të dhjetë muajve eksportet e mallrave arritën vlerën 370 mld lekë, duke u ulur me 8.6% krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që importet e mallrave arritën vlerën 728 mld lekë, duke u ulur me 6.4%. Kjo rënie gjatë kësaj periudhe ka qenë kryesisht e ndikuar nga rënia e çmimeve apo zhvlerësimi i euros.

“Scan Intel” ka analizuar edhe kontributin e grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve. Sipas analizës konstatojmë se ndikimin më të lartë në rënien e eksporteve e ka patur grupi “Tekstile dhe këpucë” me 3.6 pikë përqindje, “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me 0.8 pikë përqindje dhe “Prodhime druri dhe letre” me 0.8 pikë përqindje. Ndërkohë, pozitivisht kanë ndikuar grupet “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 1.0 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me 0.5 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me 0.4 pikë përqindje.

Në një analizë paralele, rezulton se në rënien e importeve ndikimin më të madhe e ka patur grupi “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 8.6 pikë përqindje.

Sipas të dhënave, në muajin Tetor të këtij viti, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë janë Italia me 4.2%, Gjermania me 26.2% dhe Spanja me 40.0%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Importet, librat dhe pikturat zënë 0.3%/ Llogariten në 2.6 miliardë lekë në vitin 2022, Holanda partneri kryesor

Postimi mëparshëm

Turizmi vijon me rekorde edhe në shtator/ Netë qëndrimet nga vendasit, dy herë më shumë se vjet

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.