Turizëm

Turizmi, më shumë ikën se sa erdhën/ Por, sezoni vazhdoi edhe në vjeshtë, 1.1 milion të huaj vizituan vendin

0

Statistikat e lëvizjes së shtetasve të publikuara nga INSTAT, që përkojnë me muajin Shtator të këtij viti, reflektojnë një rritje të këtij treguesi krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky tregues për hyrjet gjithsej është rritur përkatësisht me 36.6% duke arritur vlerën 1,651,151 shtetas, përfshirë shtetasit shqiptarë dhe ato të huaj.

Kjo situatë është favorizuar dhe nga rritja turistike këtij viti duke na lënë të kuptojmë se sezoni ka vazhduar edhe në vjeshtë. Konkretisht hyrjet e shtetasve shqiptarë për këtë periudhë arrijnë vlerën 547 mijë ndërkohë që numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1,1 milion. Sipas llogaritjeve konstatojmë se rritjet respektive të hyrjeve janë 22.3% dhe 45%, krahasuar me muajin Shtator të vitit 2022.

Krahas hyrjeve “Scan Intel” ka analizuar edhe të dhënat e daljeve qoftë për shtetasit shqiptarë dhe ato të huaj. Përkatësisht daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Shtator 2023 janë 614 mijë, ndërsa daljet e të huajve janë 1.1 milionë. Ashtu si hyrjet edhe daljet kanë ndryshuar në të njëjtin drejtim, duke marrë pamjen e një trajektoreje rritëse. Kjo rritje përllogaritet 13.5% dhe 32.5% respektivisht. Nga ana tjetër, përmes shifrave kuptojmë se daljet për shtatorin janë më të larta se hyrjet. Pra, më shumë kanë dalë nga territori i vendit tonë se sa kanë hyrë në Shqipëri

Ndërkohë në një analizë më të zgjeruar, konkludojmë se në Shtator të këtij viti, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 1,059,798 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindor, përkatësisht me 29,236 dhe 8,958 shtetas.

Hyrjet e shtetasve të huaj kanë qëllime të ndryshme, qëllime këto që lidhen me dëshirën për pushime, qëllime personale, profesionale etj . Arsyeja kryesore për 1,092,968 të huaj në Shqipëri renditet ajo personale , për 1,045,778 të tjerë qëllimi i hyrjes në vendin tonë kanë qenë vizitat tek të afërmit. ndërkohë që me pak të rëndësishme kanë qenë arsyet e trajtimit shëndetësor apo ato profesionale të cilat kanë pësuar rënie të konsiderueshme, krahasimisht me një vit më parë.

Nga ana tjetër ndryshim vjetor paraqitet pozitiv për qëllimet personale dhe atë të pushimeve, përkatësisht rritja konsiston në 46.8% dhe 46.1%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Gjeografia e tryezës shqiptare/ Italia zë peshën më të madhe të importit të ushqimeve, me 19.2%

Postimi mëparshëm

Të drejtat themelore, më shumë shkelje në vitin 2022/ Avokati i Popullit: Pushteti vendor ka regjistruar numrin më lartë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.