Ekonomi

Turizmi, me rritje në shkurt/ Më shumë se gjysma janë të huaj. Veriu, më i preferuar se jugu

0

Turizmi vijon të paraqitet me rritje edhe përgjatë muajit shkurt tregojnë të dhënat e “Institutit të Statistikave” në raportin e fundit mbi strukturat akomoduese. Shifrat tregojnë se turizmi ka pësuar rritje në dy treguesit e tij, pra si në numër vizitorësh ashtu dhe në numër netë qëndrimesh. Numri i vizitorëve rezulton të ketë pësuar rritje me 27.2%, krahasuar me shkurtin e vitit 2022. Të dhënat gjithashtu tregojnë se ky tregues ka pësuar një rritje me rreth 92% edhe nëse do ta krahasonim me shkurtin e vitit 2021. Të njejtën ecuri shihet të ketë pësuar numri i vizitorëve vendas, dhe gjithashtu edhe ai i vizitorëve të huaj. Numri i vizitorëve vendas për muajin shkurt të këtij viti është rritur me 5% dhe regjistrohen gjithsej 38,863 vizitorë. Nga ana tjetër, numri i vizitorëve të huaj ka pësuar rritje me 66.2% dhe në vlerë absolute janë 34,915 vizitorë.

Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Rajonin e Veriut” ka shënuar rritjen më të lartë, me 98.1%. Në “Zonat Bregdetare” ky tregues është rritur me 74.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë me 66.3%.
Në muajin Shkurt 2023, numri më i lartë i vizitorëve rezulton sipas rajoneve në “Rajonin Qendër” me 55.8% të totalit, ndjekur nga “Rajoni Veri” me 23% dhe “Rajoni Jug” me 21%. Nga ana tjetër, sipas zonave të afërsisë me bregdetin “Zonat Jo-bregdetare” përfaqësojnë 69.9%.

Treguesi i netë qëndrimeve gjithashtu ka regjistruar rritje për shkurtin e këtij viti, me 6.2%. Megjithatë, vihet re që numri i netë qëndrimeve nga vizitorët vendas ka rënë me 0.6%, ndërsa numri i netë qëndrimeve nga vizitorët e huaj është rritur me 12.8%. Gjatë muajit shkurt të vitit 2023, numri i netë qëndrimve nga vendasit ishte 51,209, ndërsa numri i netë qëndrimeve nga vizitorët e huaj ishte 58,946. Vizitorët jo-rezident kanë ardhur kryesisht nga Kosova, me 12.7%, 9.4% nga Italia, dhe 3.9% nga Gjermania. Ndjek Anglia me 3.3%, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 1.8% ndërkohë që 16.2% janë të pa spefifikuar.

Përsa i takon normës neto të shfrytëzimit të dhomave dhe të shtretërve, që mat përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 9.0%, kundrejt 8.8% që ishte në muajin Shkurt 2022. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 7.6%, kundrejt 7.7% që ishte në muajin Shkurt 2022.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Tregtia e jashtme me rënie në mars/ Shifrat marrin kthesë. Importet dhe eksportet u ulën me 11.7% dhe 3.7%

Postimi mëparshëm

Inflacioni sipas Eurostat zbret në 5.5%/ Çmimet në mars u rritën më pak se në rajon e Europë, por ushqimet vijojnë me rritje dyshifrore

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.