Turizëm

Më shumë vizitorë shfrytëzuan hotelet për pushime/ Rritet numri i netë qëndrimeve me rreth 37% krahasuar me vitin 2023

0

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti numri i vizitorëve gjithsej u regjistrua në rreth 1 milionë, nga rreth 771 mijë që ishin në të njejtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, netë qëndrimet në strukturat akomoduese në periudhën Janar-Qershor u regjistruan në 2.3 milionë, nga 1.7 në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, duke u rritur me rreth 37%. . Pra, referuar edhe grafikut, vihet re ecuria e mirë e turizmit në gjysmën e parë të vitit aktual.

Por, le të përqëndrohemi më në detaje, sipas treguesve specifikë, sa i përket muajit Qershor. Të dhënat tregojnë se numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 40.1%, në krahasim me Qershorin e vitit 2023. Nëse i analizojmë sipas tipologjisë shohim se rritja më e madhe vërehet në numrin e vizitorëve të huaj, me 49.9%. Nga ana tjetër, numri i vizitorëve vendas u rrit me 18.4%.

Numri i vizitorëve të huaj të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 43.7%, ndërsa në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 51.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Netë qëndrimet gjithsej në Qershor të këtij viti rezultojnë të jenë rritur me rreth 27%, ndërkohë që netët e kaluara në strukturat akomoduese nga të huajt u rritën me 35.5%.

Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve të huaj të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 20.8%. Nga ana tjetër, në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 38.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Po të flasim për llojin e akomodimit, numri i netë qëndrimeve të vizitorëve të huaj, të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme”, ka shënuar rritje me 36.9%.

Vizitorët e huaj të cilët kanë zgjedhur si destinacion Shqipërinë për muajin Qershor të këtij viti janë kryesisht nga Kosova dhe zënë rreth 11.9%, Italia me 8.7%, Polonia me 7.6%, Gjermania me 5.9% dhe Mbretëria e Bashkuar me 3.8%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Eksportet thellojnë rënien në Korrik/ Lëndët djegëse “bëhen bashkë” me tekstilet, patën ndikimin më të madh

Postimi mëparshëm

Ndryshon harta e partnerëve kryesorë tregtarë/ Shkëmbimet tregtare me Serbinë, në “ngërç”. Shënojnë rënie në korrik.

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.