Financë

Euro “anulon” dy muaj/ Prek nivelin më të lartë prej 1 Qershorit, pranë 110 lekëve

0

Monedha e përbashkët europiane ka prekur nivelin më të lartë që prej datës 1 Qershor në tregun e brendshëm valutor, kundrejt Lekut. Kështu, sipas Bankës së Shqipërisë, këtë të enjte, euro ka prekur një nivel mesatar mes shitjes dhe blerjes prej 109.08 lekëve. Hera e fundit që euro këmbëhej pranë këtyre niveleve ka qenë data 1 Qershor e këtij viti. Shifrat zyrtare sinjalizojnë se në vetëm dy ditë tregtie euro ka fituar 3 pikë kundrejt lekut, ndërkohë që rritje ka krijuar edhe përgjatë ditës së enjte në tregun sekondar.

Nëse analizojmë shifrat kuptojmë se përgjatë gushtit, pra që prej datës 1 të muajit, ndër 18 ditët që ka pasur kurs zyrtar nag Banka e Shqipërisë, në 12 prej tyre, euro ka qenë me rritje, dhe në vetëm 6 prej tyre me rënie. Në total, mesatarisht gjatë gushtit euro ka fituar 0.35 pikë kundrejt lekut, ndërkohë që gjatë periudhës 17 Maj, kur filloi rënia edhe rënia e lirë e monedhës së përbashkët, e deri në fund të muajit Korrik, monedha humbiste mesatarisht çdo ditë rreth 0.16 pikë kundrejt lekut.

Më 20 Korrik euro prekur nivelin më të ulët historik në tregun tonë, prej rreth 100.5 lekësh mesatarsisht, ndërkohë që vetëm më 3 Gusht ka nisur trajektorja rritëse.

Pra, në vetëm pak ditë, euro ka rifutuar atë që humbi në diçka më shumë se dy muaj. Faktorët që kanë nxitur këtë tendencë të rritjes së monedhës së përbashkët europiane në tregun tonë mbeten disi të paqartë, sidomos duke pasur parasysh faktin se, ka ardhur në një periudhë të pazakontë, në kulm të sezonit turistik dhe me prurje të mëdha të valutës nga turistët. Një shpjegim mund të jenë ndërhyrjet në treg dhe me vlera të konsiderueshme nga aktorë të mëdhenj të tregut, çka ngre edhe pikëpyetje për qendrueshmërinë e kësaj trajektoreje.

Në një kohë që nga kjo zhvendosje e kursit të këmbimit mes euros dhe lekut kanë amortizuar disi humbjet eksportuesit dhe bizneset që pranojnë monedhë të huaj, si ato që operojnë në sektorin turistik, ngrihen pikepyetje të tjera mbi efektin që do të ketë forcimi i euros në normën e inflacionit në vendin tonë, në rast se kjo tendencë do të vijojë edhe më tej, dhe gjasat janë, që me mbarimin e sezonit turistik, euro të forcohet edhe më tej në “kurriz” të Lekut.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqipëria “shpërthen” edhe në `Google`/ Këtë vit është “gugëlluar” 2 herë më shumë se vitin e kaluar, kryeson Italia

Postimi mëparshëm

1.8 milionë të huaj vetëm në Korrik/ Turistët u rritën me 26%. Gjysma janë nga Kosova, por habisin malazezët, italianët dhe turqit!

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.