Ekonomi

Shqipëria e dyta në rajon për numër biznesesh/ 67 ndërmarrje për 1,000 banorë, Mali i Zi kryeson listën me 82 të tilla, Kosova në vend të parafundit

0

Shifrat e regjistrit rajonal të biznesit, “Bifidex”, tregojnë se Shqipëria aktualisht ka rreth 187 mijë ndërmarrje aktive, nga 176 mijë që kishte në muajin maj të vitit 2021, kur “Scan Intel” ka analizuar të dhënat. Ky tregues na pozicionin vend të dytë në rajon, për nga numri i ndërmarrjeve, ndërkohë që në vend të parë me numrin më të lartë është Serbia me 466,850. Maqedonia e Veriut renditet e treta në rajon me 110,320 ndërmarrje, ndërkohë pasohet nga Mali i Zi me 52,083 dhe nga Kosova me 49,097 ndërmarrje. Në vend të fundit me numrin më të ulët të ndërmarrjeve aktive është Bosnje Hercegovina me 44,259 ndërmarrje. Duhet theksuar se “Bifidex” nuk ka të dhëna për Kosovën, por shifrat e lartpërmendura i referohen “Agjencisë së Statistikave të Kosovës” për vitin 2021.

Nga këto shifra shohim se në terma absolutë Serbia mban vendin e parë sa i përket numrit të ndërmarrjeve aktive në rajon, por cili vend kryeson nëse këtë tregues do ta analizonim në raport me popullsinë? Referuar shifrave të regjistrit rajonal të biznesit, “Bifidex” shohim se Mali i Zi regjistron numrin më të lartë të bizneseve për 1,000 banorë, me 82 të tilla. Shqipëria renditet e dyta me numrin më të lartë pas Malit të Zi, me rreth 67 ndërmarrje aktive për 1,000 banorë. Serbia ndjek në renditje si e treta me 53.9 ndërmarrje për 1,000 banorë, ndërkohë që pasohet nga Maqedonia e Veriut me 52.9 ndërmarrje. Ndërkohë, nga ana tjetër e tabelës dy vendet me numrin më të ulët të ndërmarrjeve në rajon për 1,000 banorë janë Kosova me 27.6 ndërmarrje dhe Bosnje Hercegovina me 13.6 ndërmarrje për 1,000 banorë.

Referuar të dhënave të analizuara nga “Scan Intel” në publikimet e mëparshme shohim se numri i ndërmarrjeve aktive ka shënuar rritje për të gjitha vendet e rajonit.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Më pak prioritet për arsimin, shëndetësinë, ekonominë/ Vëmendje e shtuar për mbrojtjen, analiza ndër vite e shpenzimeve nga buxheti në raport me PBB-në

Postimi mëparshëm

Fieri, Elbasani dhe Tirana, të “persekutuarat” e krizës/ Me rritjen më të ulët të depozitave bankare. Durrësi, Korça, Lezha, të “fituarat”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.