Tregu i Punës

Shqipëria, e 5-ta në Europë për pritshmëritë e punësimit/ EUROSTAT: Por, paraqitet rënie e lehtë e treguesit në gusht

0

Sipas Bankës së Shqipërisë treguesi i ndjesisë ekonomike është rritur me 1 pikë në muajin gusht të këtij viti. Ky përmirësim i treguesit u ndikua kryesisht nga rritja e besimit në sektorët e tregtisë, industrisë dhe të ndërtimit.

Nga ana tjetër, Eurostat ka publikuar indikatorin e pritshmërive të punësimit, tregues ky që matet si një mesatare e ponderuar e pritshmërive të punësimit të menaxherëve në katër sektorë të biznesit të anketuar (pra, industri, shërbime, tregti me pakicë dhe ndërtim).

“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar sesi paraqitet Shqipëria mes vendeve të Europës  përsa i përket treguesit të pritjeve të punësimit muajin Gusht 2024. Sipas të dhënave Shqipëria pozicionohet e pesta në renditje pasi ky tregues arrin në 110.7 pikë përqindje, pra 10.7 pikë mbi mesataren historike. Kjo tregon se pritshmëritë për punësim në vendin tonë janë mjaft pozitive krahasuar me vendet e tjera në Europë. Konkretisht, Shqipëria pozicionohet pas Bullgarisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Qipros, duke tejkaluar vende të tilla si Spanja, Kroacia dhe Portugalia.

Kjo rritje e pritjeve të punësimit mund të jetë një tregues i një klime më të favorshme për biznesin, një rritje të mundësive të punës, ose zhvillimeve pozitive në sektorë kyç të ekonomisë shqiptare

Nëse analizën e përqëndrojmë në muajin korrik- gusht 2024 vëmë re se paraqiten diferenca të rëndësishme. Përkatësisht, gjatë një muaji treguesi i pritshmërive në punësim pati një rritje të konsiderueshme në vendet si Malta, Greqia, Franca, Spanja dhe Danimarka. Kjo rritje varion nga 2.2% në 5.2%. Ndërkohë, Shqipëria renditet mes vendeve që kanë pësuar ulje të këtij treguesi. Në terma mujorë ky indikator është ulur me -0.4%.

Theksojmë se në BE ky tregues u rrit me 0.9%,  ndërkohë që vendet e Ballkanit renditen poshtë vijës së BE-së pasi kanë përjetuar ulje të këtij treguesi. Konkretisht, me rënien më të thellë paraqitet Kroacia, më pas Maqedonia e Veriut, Shqipëria, dhe Mali i Zi. Në të kundërt, në Serbi ky  indikator ka mbetur i pandryshuar.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

A janë “frenuar” ndërtimet në zonat bregdetare?/ Po! Të dhënat e INSTAT tregojnë se Lezha ka shënuar rënien më të thellë

Postimi mëparshëm

Shqipëria, rekord për rritjen e netë qëndrimeve/ Kemi ecurinë më të mirë sipas shifrave të EUROSTAT

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.