Turizëm

Rreth 12 milionë vizitorë në 11 muaj/ Sezoni turistik vazhdon edhe në nëntor, rriten hyrjet nga shtetas të huaj me 46.8%

0

Rreth 12 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë në territorin e Shqipërisë përgjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti, duke shënuar rritje me 7.47%, krahasuar me të njejtën periudhë para pandemisë, pra gjatë vitit 2019-të. Në harkun kohor të njëmbëdhjetë muajve të vitit 2019-të hyrjet e shtetasve gjithsej në vendin tonë llogariteshin në 11.2 milion. Shifrat nga “Instituti i Statistikave” sinjalizojnë rritje me 46.8% të hyrjeve të shtetasve të huaj vetëm në nëntor, krahasuar me muajin nëntor të vitit 2021. Gjatë kësaj periudhe numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 358,350 ndërkohë që përgjatë nëntorit të vitit të kaluar regjistroheshin 244,061 hyrje nga shtetas të huaj. Nëse do të flasim për hyrjet gjithsej numri i tyre përgjatë muajit nëntor të këtij viti regjistrohet në 808,813, duke shënuar rritje prej 47.4%. Në nëntor 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 2,4 herë dhe Italia me 62,9%, krahasuar me nëntorin 2021. Rritje e numrit të hyrjeve regjistrohet edhe nëse do të flisnim me terma njëmbëdhjetëmujorësh. Krahasuar me të njetën periudhë të vitit të kaluar numri i hyrjeve gjithsej është rritur 34.6%, ndërsa numri i hyrjeve të shtetasve të huaj për periudhën janar-nëntor është rritur 31.9%, krahasuar me vitin 2021.

Nga ana tjetër, edhe daljet e shtetasve shqiptarë përgjatë muajit nëntor të këtij viti regjistrojnë rritje, me 47.9%, krahasuar me të njejtin muaj të vitit 2021. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë janë regjistruar në 463,097, ndërkohë që daljet gjithsej po përgjatë të njejtës periudhë janë 838,056. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë përgjatë njëmbëdhjetëmuajve 2022, është 5.2 milionë, duke u rritur 36.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në nëntor të vitit 2022, numri më i lartë i shtetasve të huaj të hyrë në territorin e Shqipërisë ka qenë për qëllime “Personale” dhe është regjistruar në 352.344, duke u rritur me 49,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Eurostat “rrit” inflacionin/ Çmimet janë shtrenjtuar me 8% në Nëntor, sipas metodës europiane

Postimi mëparshëm

“Ndërtimi” përshpejton rritjen ekonomike/ PBB ngjitet me 4.02% gjatë tremujorit të tretë, rritet edhe konsumi

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.