Ekonomi

“Real estate” udhëheq ekonominë/ Bashkë me `artet dhe argëtimin` stimuluan PBB të ngjitet në 2.72% gjatë tremujorit të parë të këtij viti

0

Produkti i Brendshëm Bruto vlerësohet më rritje përgjatë tremujorit të parë të këtij viti, sipas të dhënave më të fundit nga “Instituti i Statatistikave”. Kjo rritje fiksohet në 2.72%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022, ndërsa nga ana tjetër konsumi final i popullatës ka shënuar rritje me 2.15%. Shifrat tregojnë se gjatë tremujorit të parë të vitit pasuritë e paluajtshme kanë qenë padyshim “lokomotiva” e ekonomisë. Ky zë regjistron kontributin më të lartë në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto, me 0.62 pikë përqindje. Zëri i dytë me kontributin më të lartë janë `artet, argëtimi dhe aktivitetet e tjera të shërbimit` me 0.6 pikë përqindje, ndjekur nga `administrimi publik, arsimi dhe shëndetësia` me 0.53 pikë përqindje. Dega e cila ka dhënë kontibutin më të vogël në rritjen e përgjithshme të prodhimit është bujqësia, pyjet dhe peshkimi si dhe aktivtetet profesionale të administrimit me 0.11 pikë përqindje dhe 0.1 pikë përqindje. Shifat po ashtu tregojnë se grupi “Aktivitete profesionale, administrative” dhe “Taksa Neto” kanë kontribuar negativisht me 0.14 pikë përqindje dhe 0.38 pikë përqindje.

Nëse në analizë marrim ndryshimin e degëve kryesore, shohim se për këtë tremujor të parë “Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi” ka shënuar rritjen më të madhe, me 31.84%. Aktivitetet e pasurive të paluajtshme janë grupi i dytë me rritjen më të madhe të regjistruar, deri në 11.02%. Nga ana tjetër, rritje të konsiderueshme kanë shënuar edhe grupe si “Informacioni dhe Komunikacioni” dhe “Aktivitete financiare dhe të sigurimit” me 6.29% dhe 5,15%. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2023, krahasuar me një vit më parë, rënie ka pësuar zëri “Aktivitete profesionale, administrative” me 2.38%, duke treguar se prodhimtaria e kësaj fushe nuk është përkthyer në të ardhura. Edhe taksat neto po ashtu kanë shënur rënie me 2.81%, krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, krahasuar me tremujorin paraardhës, pra tremujorin e katërt të vitit 2022, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto është rritur me 1.43%. Edhe në terma tremujorësh aktiviteti i arteve dhe argëtimit paraqitet me rritjen më të lartë, pasuar nga aktivitetet profesionale dhe administrative, përkatësisht me 26.94% dhe 5.65%. Aktivitetet e pasurive të paluajtshme janë rritur me 2.51%, ndërkohë me rënie paraqiten grupe si “Industria”, “Informacioni e Komunikacioni” si dhe “Administrimi Publik, Arsimi e Shëndetësia”.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Ndërtimi dhe real estate `pushtojnë` edhe kreditimin/ Rritet ndjeshëm pesha e sektorëve në portofolin e kredisë së bankave

Postimi mëparshëm

Shesim më shumë se sa blejmë me SHBA/ 13 mld lekë eksporte. Giza & çeliku, bimët medicinale dhe fasonët gjejnë treg të ri

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.