Financë

Qarqet ndryshojnë preferencat për kursime/ “Rikthimi” i euros. Cili po shton kursimet dhe cili po shpenzon?

0

Analiza e “Scan Intel” mbi të dhënat zyrtare nga “Banka e Shqipërisë” ka nxjerrë në pah një tablo interesante për ecurinë e depozitave sipas qarqeve. Duke përdorur shifrat historike dhe ato të tremujorit të dytë të vitit aktual, shohim se depozitat në sektorin bankar kanë arritur në rreth 1.6 trilionë lekë, një rritje e ndjeshme prej 6.2% ose 93 mln lekë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në të gjitha qarqet e analizuara, është konstatuar një trend rritës i depozitave krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Rritja më e fortë është regjistruar në qarkun e Lezhës, ku depozitat janë rritur me 20%, ndjekur nga Fieri me 10.2%, dhe Vlora me 8.9%. Nga ana tjetër, Tirana dhe Durrësi kanë parë një rritje të depozitave me 6.2% dhe 6.9% përkatësisht.

Në të kundërt, qarqet e Shkodrës, Elbasanit dhe Korçës janë ato me rritjen më të ulët të depozitave në këtë periudhë. Konkretisht, rritja vjetore për këto qarqe është 4.5%, 4.6% dhe 5.3% respektivisht. Ndërkohë, qarqet e tjera që janë përmbledhur në kategorinë “të tjera” kanë shënuar një rritje modeste prej vetëm 4%. Theksojmë se përllogaritja e nivelit të depozitave sipas qarqeve përfshin sasinë e depozitave në sektorin bankar sipas 8 qarqeve kryesore të cilat pasqyrohen në statistikat e institucionit, ndërkohë që 4 qarqe të tjera përmblidhen si “të tjera”.

Një aspekt interesant është rritja e depozitave në lekë krahasuar me ato në monedhë të huaj. Ndryshe nga çfarë kemi konstatuar më herët ku 90% e qarqeve kursenin në monedhën vendase këtë herë shohim  një rishpërndarje të re të  depozitave sipas monedhëas.

Qarqet si Tirana, Shkodra kanë preferuar që kursimet e tyre ti mbajnë më shumë në monedhën vendase sesa në monedhë të huaj. Përkatësisht në këto dy qarqe rritja e depozitave në lekë ishte 1% deri në 2.4% më e lartë se rritja e depozitave në monedhë të huaj. Në të kundërt në qarqet si Elbasan, Durrës, Korçë dhe Vlorë prevalojnë kursimet në monedhën euro janë rritur afro 2-fish më shumë se kursimet në monedhën lekë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Për çfarë qëllimi u përdor huaja bankare?/ Rekord financimi për individët dhe bizneset në qershor

Postimi mëparshëm

Fluturimet, Shqipëria sërish kryeson Europën/ Sipas EUROSTAT jemi në vend të dytë me rritjen më të lartë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.