Financë

Depozitat, me rënien më të madhe që nga pandemia/ Bien me 1.2% në shkurt, 132 milionë euro më pak në banka

0

Pas dy muajh me radhë në rritje, depozitat në paranë e gjerë i janë rikthyer rënies, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Kështu, depozitat në paranë e gjerë kanë zbritur pranë 1.28 trilionë lekëve në shkurt, nga 1.295 trilionë lekë që ishin në janarin e këtij viti, në rënie me 1.2%. Nga analiza e shifrave rezulton që kjo të jetë rënia më e madhe që prej prillit të vitit 2020, kur depozitat tkurreshin me 2.8%. Por, asokohe ishim në kulmin e pandemisë dhe në një kontekst krejt tjetër në shumë aspekte. Nëse do të përjashtonim prillin e vitit 2008, duhet të kthehemi pas në kohë deri në prillin e vitit 2008 për të parë një tkurrje më të lartë se kjo e shkurtit të këtij viti. Edhe asokohe konteksti ishtë krejt tjëtër, për shkak të krizës financiare globale.

Në vlerë, shifrat flasin për 15 miliardë lekë më pak në banka gjatë shkurtit, krahasuar me janarin, që përkthehen në rreth 132 milionë euro më pak në vetëm një muaj.

Madje, kjo tendencë e tkurrjes se depozitave gjatë shkurtit është vënë re si për ato në lekë ashtu edhe për ato në valutë. Sa i përket depozitave në lekë, shifrat flasin për 550 miliardë lekë në shkurt, nga 556 miliardë lekë që ishin në janar, pra në rënie me 1.1%. Depozitat në valutë ndërkohë kanë zbritur pranë 729 miliardë lekëve, nga 739 miliardë lekë që ishin gjatë janarit të këtij viti, në rënie me rreth 1.4%. Por për këto të fundit ndikim ka edhe kursi i këmbimit, duke qenë se për arsye statistikore shprehen në monedhën vendase.

Por, të dhëna të tjera të publikuara nag Banka e Shqipërisë për muajin shkurt, sa i përket agregatëve monetarë tregojnë se, ka rënë edhe paraja jashtë bankave, sinjalizojnë shifrat zyrtare, të analizuara nga “Scan Intel”. Paraja jashtë bankave ka zbritur në 385.1 miliardë lekë, nga 387.5 miliardë që ishte kjo shifër në janarin e po këtij viti. Rënia fiksohet pranë 0.6%, ose rreth 2.4 miliardë lekë, që përkthehet në rreth 20 milionë euro.

Të dhëna të tjera, si në drejtim të depozitave, ashtu edhe në drejtim të agregatëve monetarë sinjalizojnë se në rritje janë depozitat me likuiditet të lartë, sidomos në lekë, çka do të thotë se kursimet kanë rënë por janë rritur depozitat të cilat i mundësojnë individëve dhe biznesit që të qarkullojnë me lehtësi paranë e tyre në rast se i`u nevojitet.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Pronat, `kartolina` e investimeve të huaja/ Në vend të parë për IHD gjatë 2022-shit, “Industria nxjerrëse” zbret në vendin e dytë

Postimi mëparshëm

Shkurti sjell rritje të kreditimit me 5%/ Vijojnë tendencat rritëse edhe të kredisë për blerje banese, 23% më shumë se vjet

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.