Financë

Për çfarë qëllimi u përdor huaja bankare?/ Rekord financimi për individët dhe bizneset në qershor

0

Kredia e re për muajin qershor të vitit 2024, fiksohet pranë 31.2 miliardë lekëve, që përkthehet në rreth 309 milionë euro. Qershori është një prej muajve që historikisht është karakterizuar nga një kërkesë e lartë për financim. Shifrat zyrtare nga “Banka e Shqipërisë”, të analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intel”, konfirmojnë edhe njëherë rolin e sektorit bankar në mbarëvajtjen e ekonomisë gjatë kësaj periudhe.

Rritja e ndjeshme e kreditimit gjatë qershorit në terma mujorë nuk ka qenë e njëjtë si për bizneset, ashtu edhe për individët. Gjatë këtij muaji janë dhënë nga bankat 22.2 miliardë lekë hua për bizneset dhe 8.8 miliardë lekë për individët.

Por për çfarë e përdorën këto të fundit  kredinë? Kredia për blerje banesash duket se vazhdon të udhëheqë tendencën. Përkatësisht 49% e kredisë së marrë investohet në blerjen e pasurive të paluajtshme. Shifrat tregojnë se kryesisht individët kanë preferuar që kryesisht kredinë ta marrin në monedhën vendase. Konkretisht, nga 8.8 miliardë lekë, huaja e marrë në monedhën lekë rezulton të jetë afro 6.9 miliardë, ndërsa në euro afro 1.8 miliardë.

Edhe pse vihet re një rënie e vogël e vrullit të muajve të mëparshëm, kryesisht efekt sezonal, kredia e re për blerje banese këtë qershor regjistron gjithashtu një rekord të ri, si në euro, ashtu edhe në lekë. Lidhur me qëllimet e tjera të përdorimit të huasë vëmë re se një pjesë e konsiderueshme e saj është përdorur për mallra jo të qëndrueshëm, dhe më pak për mallrat ë qëndrueshëm.

Nga ana tjetër, bizneset shpenzuan më shumë për blerje pajisjesh  dhe pasuri të paluajtshme. Vlera e përdorur për këto kategori arrin në afro 2 miliardë lekë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Depozitat orientohen në monedhën vendase/ Në qershor, kursimet rriten vetëm në lekë. Bien ato në valutë

Postimi mëparshëm

Qarqet ndryshojnë preferencat për kursime/ “Rikthimi” i euros. Cili po shton kursimet dhe cili po shpenzon?

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.