Ekonomi

Pasuritë e paluajtshme, shitjet rriten me 23.2%/ Rekord për blerjet me “lekë në dorë”. 1 në 7 prona e blenë të huajt

0

Sipas një vrojtimi me titull “Tregu i pasurive të paluajtshme dhe indeksi i çmimit të banesave”, i publikuar nga Banka e Shqipërisë situata në këtë treg është përmirësuar ndjeshëm dhe kjo pasqyrohet në numrin e pronave të shitura, ku gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2023 janë shitur 1,150 prona, ndërkohë që në gjashtëmujorin e kaluar shitjet e pasurive të paluajtshme ishin 933. Pra, fiksohet një rritje me 23.2%. Gjithashtu rritje ka shënuar edhe numri mesatar i pronave të shitura nga çdo subjekt. Ky tregues llogaritet në 6.7 në gjashtëmujorin e këtij viti nga 5 që ishte në periudhën e kaluar.

“Scan Intel” është ndalur edhe në analizën e blerësve, ku rezulton se gjashtëmujorin e kaluar 19% e pronave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas të huaj, gjysma e të cilëve ishin shtetas jashtë vendeve të BE-së. Ndërkohë, në gjashtë mujorin e parë të vitit 2023 blerjet nga pronarët e huaj pësuan rënie me 5%, 1/3 e të cilëve ishin shtetas të vendeve jashtë BE-së. Përmes studimit të realizuar në terren konstatohet se Indeksi Fischer i çmimit të banesave në rang vendi ka pësuar rritje me 11.6%, krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar duke u rikthyer kështu në nivelet e një viti më parë.

Sa i përket mënyrës së financimit për blerjen e këtyre pronave rezulton se 40% e tyre gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2023 janë blerë me hua bankare, ku në 85% të rasteve huaja ka mbuluar 60% të vlerës totale. Ndërkohë, në gjashtëmujorin e kaluar janë financuar me kredi 56% e pronave. Një tjetër faktor i rëndësishëm për këtë industri është dhe tendeca e çmimit të këtyre pasurive, ku raportohet se çmimet e shitjeve kanë pësuar rënie të lehta në zonat periferike, rritje me 11% në kryeqytet, ndërkohë që mbeten të pandryshuara në zonat bregdetare. Totali i vëllimit të shitjeve është rritur sidomos në zonën e Tiranës, çka ka rezultuar përcaktuese për rritjen e indeksit të cmimit, ku ky tregues regjistroi rritje me 13.3% ndaj periudhës paraardhëse. Agjentët kanë raportuar edhe një rritje të kërkesës për qiramarrje si për banesa ashtu edhe për prona tregtare, ndërkohë që çmimet e qerasë kanë shënuar rritje gjithashtu.

Theksjojmë se pyetësori  për  tregun e pasurive  të paluajtshme u hodh në terren në muajin maj të vitit 2023. Kampioni përmbante 230 shoqëri ndërtimi dhe agjentësh të tregtimit të pasurive të paluajtshme, të cilat përfaqësojnë rreth 75%-80% të popullatës së përgjithshme, sipas një përzgjedhjeje të bërë nga INSTAT në bazë të numrit të të punësuarve dhe vlerës së xhiros  vjetore.  Pyetësori është plotësuar nga 172 subjekte ose nga 75% e kampionit.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Më pak lëvizje brenda vendit/ Ranë me 18% në vitin 2022. Martesa i shpërngul femrat gati dy herë më shumë se meshkujt

Postimi mëparshëm

Çmimet e konsumit i rikthehen rritjes/ Norma e inflacionit, 4.1% në shtator. Ushqimet, “udhëheqin” shtrenjtimin

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.