Financë

Kursimet, me rënien më të madhe që nga pandemia/ Inflacioni dhe Euro “gjymtojnë” depozitat, 113 milionë euro më pak në banka

0

Depozitat në banka kanë rënë gjatë muajit nëntor, pranë 1.27 trilionë lekëve, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Sipas të dhënave të përpunuara nga “Scan Intel” rezulton se rënia gjatë nëntorit e depozitave në paranë e gjerë, krahasuar me muajin paraardhës fiksohet pranë 1%. Kjo është rënia më e madhe që prej prillit të vitit 2020, pra kulmit të pandemisë në vendin tonë. Asokohe, depozitat në paranë e gjerë binin me 2.8%. Përgjatë të gjithë këtij viti, kur kriza e çmimeve është materializuar edhe në një krizë konsumi, depozitat nuk ishin pakësuar asnjëherë me të tilla ritme. Rekordi negativ u regjistrua në shkurt të këtij viti, me 0.4% rënie. Në terma absolutë ndërkohë, shifrat tregojnë se depozitat në paranë e gjerë gjatë nëntorit janë pakësuar me thuajse 113 milionë euro. Kjo është gjithashtu rënia më e madhe që prej prillit të 2020-ës, si dhe e 4-ta më e madhe e regjistruar ndonjëherë, bashkë me tetorin dhe nëntorin e vitit 2008, të pakten që prej kohës kur të dhënat janë publike, nga viti 2007.

Nëse të dhënat i shohim sipas monedhës, vërejmë se depozitat në lekë kanë zbritur pranë 542 miliardë lekëve, nga 545 miliardë që ishin në tetor, në rënie me 0.5%, ose 2.9 miliardë lekë. Një rënie e këtyre përmasave, madje edhe më e lartë e depozitave në lekë është regjistruar edhe më herët gjatë vitit, sidomos në periudhën shkurt-prill si dhe në gusht.

“Goditja” e vërtetë mbi depozitat duket se ka ardhur nga ato në valutë, që kanë zbritur pranë 726 miliardë lekëve, nga 736 miliardë që ishin në tetor, në rënie me 1.3% ose me 10 miliardë lekë. Tkurrja e ndjeshme e depozitave në valutë gjatë nëntorit duket të jetë rrjedhojë e zhvlerësimit drastik të euros, duke qenë se Banka e Shqipërisë i shpreh vlerat në lekë. Pra, zhvlerësimi i euros duket të ketë tkurrur ndjeshëm kursimet e shqiptarëve në sektorin bankar.

Në rast se shohimn edhe agregatët monetarë ndërkohë, duket se paraja në qarkullim ka pësuar gjithashtu rënie gjatë nëntorit, paçka se në nivele të lehta, por duke konfirmuar se pakësimi i parave të bizneseve dhe individëve nuk është një fenomen i lokalizuar vetëm te sektori bankar, por edhe jashtë tij. Një fenomen i tillë është vënë re edhe përgjatë muajve të kaluar.

Kutojmë se në tetor inflacioni kulmoi pranë 8.3% në vendin tonë, për t`u zbutur shumë pak në tetor, në 7.9%, por duke qëndruar në nivelet rekord të larta të më shumë se 2 dekavade të fundit, çka duket të jetë një tjetër factor që ka dhënë impact në këto shifra.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kreditimi bie edhe në Nëntor/ Me 23.3%. Vijojnë tendencat rënëse, efekt i rritjes së normave të interesit nga BSH

Postimi mëparshëm

Kreditimi për biznesin sipas sektorëve/ Tregtia në vend të parë edhe këtë vit, por me tkurrje. Ndjek ndërtimi

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.