Turizëm

Korriku, rekord vizitorësh/ Rriten me 21.8% akomodimet krahasuar me 2019-ën, më shumë edhe netë qëndrimet

0

Shifrat e strukturave akomoduese vijojnë me rritje edhe për muajin korrik të këtij viti, tregojnë të dhënat në publikimin e Institutit të Statistikave. Numri i vizitorëve gjithsej në strkukturat akomoduese gjatë korrikut është 278,616 dhe shënon rritje me 13.0%, krahasuar me korrikun e vitit 2021. Nga ana tjetër, nëse do ta krahasonim me numrin e vizitorëve me periudhën para pandemisë, pra përgjatë korrikut të vitit 2019-të, vihet re një rritje prej 21.8%. Po t’i analizojmë vizitorët sipas tipologjisë së tyre, numri i vizitorëve vendas për korrikun ka pësuar rritje me 13.1%, krahasuar me të njejtën periudhë të një vitit më parë. Nga ana tjetër, numri i vizitorëve të huaj llogaritet gjithsej në 174,930 dhe rritja vjetore është 12.9%. Shifrat e analizuara nga “Scan Intel” bëjnë me dije se muaji korrik është muaji i dytë me numrin më të lartë të vizitorëve në 4 vitet e fundit. Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe muaji i parë me numrin më të lartë të vizitorëve është gushti i vitit 2019-të. Kjo panoramë flet jo vetëm për një rimëkëmbje të plotë të turizmit pas pandemisë, por madje edhe për tejkalim. Këtë tendencë e konfirmojnë edhe një sërë shifrat të tjera të publikuara më herët, jo vetëm nga Instat, por edhe nga Banka e Shqipërisë sa i përket shpenzimeve të turistëve, si dhe nga organizma ndërkombëtarë.

Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë, prej 2,4 herë, krahasuar me korrikun e një viti më parë. Në Zonat jo-bregdetare ky tregues është rritur me 50,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Nga ana tjetër, numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra” ka shënuar rritjen më të lartë me 53,6%.

Numri i netë qëndrimeve po ashtu paraqitet me rritje përgjatë korrikut të këtij viti, krahasuar me korrikun e vitit 2021. Janë regjistruar gjithsej 801,208 netë qëndrime duke pësuar një rritje kështu me 14.9%. Analizuar sipas llojit të vizitorëve, shifrat tregojnë se netë qëndrimet nga vizitorët vendas janë rritur po me 14.9%, ndërsa netë qëndrimet nga vizitorët e huaj janë rritur me 15%, krahasuar me të njejtën periudhë të një vitit më parë. Nëse numrin e netë qëndrimeve do ta analizonim që nga janari i vitit 2018-të, shohim se muaji korrik i këtij viti renditet i katërti me numrin më të lartë të netë qëndrimeve. Krahasuar me korrikun e vitit 2019-të netë qëndrimet gjithsej janë rritur me 7.8%.

Po të analizojmë treguesit sipas rajoneve, vihet se se numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,4 herë. Në Zonat jo-bregdetare ky tregues është rritur me 30,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra” ka shënuar rritjen më të lartë me 41,2%.

Vizitorët e huaj të cilët kanë zgjedhur si destinacion Shqipërinë për muajin korrik të këtij viti janë kryesisht nga Kosova, Polonia, Italia, Gjermania si dhe Maqedonia e Veriut.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Ku i çon paratë qeveria? Ndër 100 lekë të shpenzuara, 25 lekë shkojnë për `pensionet`, 22 lekë për administratën, dhe vetëm 16.5 lekë për investime

Postimi mëparshëm

Eksportuesit, të fituarit e krizës/ Çmimet e eksporteve këtë vit janë rritur dy herë më shumë se të importeve

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.