Raporte

Inflacioni dhe papunësia, shqetësimet kryesore të shqiptarëve/ Rritja e çmimeve përbën problemin më të madh për qytetarët e rajonit

0

Sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit 2024, në një anketim që analizon sfidat kryesore të ekonomive në Ballkanin Perëndimor, rezulton se tre problemet kryesore që përballen këto vende janë rritja e çmimeve, situata e përgjithshme ekonomike, dhe papunësia.

Në të gjithë rajonin, 64% e të anketuarve vlerësojnë rritjen e çmimeve dhe inflacionin si problemin më të madh që përballet ekonomia e vendeve të tyre. Ky shqetësim është veçanërisht i theksuar në Serbi, ku 73% e qytetarëve janë të shqetësuar për rritjen e çmimeve. Shqipëria është e dyta, me 71% të popullsisë që e konsideron inflacionin dhe koston e jetesës si një nga problemet më të mëdha. Ndërsa në Bosnje Hercegovinë qytetarët janë më pak të prekur nga ky fenomen ku 53% e tyre e konsiderojnë sfidë.

Një tjetër problem i theksuar nga të dhënat është situata ekonomike në përgjithësi, që është renditur si një shqetësim kryesor nga 45% e qytetarëve të rajonit. Në Shqipëri, 57% e të anketuarve e shohin gjendjen ekonomike të vendit si sfidën më të rëndësishme

Papunësia mbetet një tjetër problem i madh në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë veçanërisht Shqipërinë dhe Malin e Zi, ku 40% e qytetarëve të Shqipërisë dhe 33% e qytetarëve të Malit të Zi e rendisin këtë si një nga tre shqetësimet kryesore. Kjo përqindje tejkalon edhe mesataren e Ballkanit që është 27%.

Përveç çështjeve ekonomike, siguria dhe paqëndrueshmëria politike janë dy faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve. Në nivel rajonal, 27% e qytetarëve janë të shqetësuar për paqëndrueshmërinë politike. Shqipëria, megjithatë, duket se ka një nivel relativisht më të ulët të shqetësimit për këtë çështje, me vetëm 15% të popullsisë që e shohin si problem, në krahasim me vendet si Kosova (21%) apo Bosnja dhe Hercegovina (43%), ku stabiliteti politik duket se përbën një shqetësim më të madh.

E ndërsa inflacioni dhe papunësia janë problemet kryesore, disa aspekte të tjera që ndikojnë cilësinë e jetesës përfshijnë cilësinë e arsimit dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor. Në vendin tonë , vetëm 4% e të anketuarve rendisin arsimin si një problem kryesor, ndërkohë që 11% shprehin shqetësime për cilësinë e kujdesit shëndetësor. Këto përqindje janë më të ulëta krahasuar me

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shpenzimet e familjeve u rritën me 3.7%/ Rreth 40% e tyre shkon për ushqime, pesha e grupeve kryesore pati ndryshime minimale

Postimi mëparshëm

Comments

Comments are closed.