Transport

Fluturimet, Shqipëria sërish kryeson Europën/ Sipas EUROSTAT jemi në vend të dytë me rritjen më të lartë

0

Të dhënat e transportit ajror flisnin për rreth 2.9 milionë pasagjerë në tre muajt e dytë të vitit aktual, nga 1.7 milionë pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 64.7%. Ndërkohë, në gjashtë muajt e parë të vitit regjistrohen rreth 4.8 milionë pasagjerë, sipas shifrave të INSTAT. Po ashtu edhe transporti i mallrave në rrugë ajrore shfaqet pozitiv.

Por si paraqiten shifrat e numrit të fluturimeve? Sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel”, në gjashtë muajt e parë të vitit 2024, numri i fluturimeve u regjistrua në rreth 32 mijë.

Shifrat e “Agjencisë Europiane të Statistikave” mbi numrin e fluturimeve komerciale sipas vendeve të Europës tregojnë se Shqipëria është e dyta që ka shënuar rritjen më të lartë të këtij treguesi për gjashtëmujorin e parë, por edhe për muajin qershor, krahasuar me një vit më parë. Të dhënat tregojnë se numri i flututrimeve në vendin tonë është rritur me rreth 56%, krahasuar me periudhën Janar-Qershor të vitit 2023. Shqipëria, bashkë me Islandën, kryeson me rritjen më të madhe, ndërkohë që numri i fluturimeve në Bashkimin Europian është rritur me 7%, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2023. Vende të rajonit po ashtu raportojnë rritje të numrit të fluturimeve duke u renditur mes vendeve të para.

Maqedonia e Veriut renditet në vend të katërt në Europë sipas të dhënave të EUROSTAT, me një rritje prej 17%, pasuar në nivel rajoni nga Mali i Zi me 16% dhe Serbia me 12.2%. Vendet Europiane të cilat kanë regjistruar rënie të numrit të fluturimeve komerciale në gjashtëmujorin e parë të vitit janë Suedia me 0.5%, Norvegjia me 1.2% dhe Bosnje Hercegovina me 3.4%.

Edhe nëse analizojmë shifrat e qershorit të këtij viti, shohim se tendenca paraqitet e njejtë. Shqipëria dhe Islanda kryesojnë Europën me rritjen më të lartë të numrit të fluturimeve, prej 49.3% dhe 75% respektivisht. Ndërkohë, mesatarja e Bashkimit Europian flet për një rritje të numrit të fluturimeve me 6.2% në qershor të këtij viti, krahasuar me të njejtin muaj të një viti më parë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Qarqet ndryshojnë preferencat për kursime/ “Rikthimi” i euros. Cili po shton kursimet dhe cili po shpenzon?

Postimi mëparshëm

Individët dhe bizneset zgjedhin huatë me afat mbi 5 vite/ Fokusi në blerjen e banesave dhe investimet strategjike

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.