EkonomiKonsumatori

Eurostat sqaron arsyet përse shqiptarët nuk blejnë online/ Gjysma preferojnë dyqanet fizike, 25% nuk e ndjejnë të nevojshme, dhe të tjerët nuk dinë se si apo kanë “frikë”

0

“Agjencia Europiane e Statistikave” ka publikuara të dhënat e fundit mbi arsyet që pengojnë blerjen online, sipas perceptimeve të individëve. Referuar të dhënave, Shqipëria renditet e dyta në Europë sa i përket arsyes së “refuzimit” të online, ku 49.38% e të anketuarve shprehen se preferojnë më shumë blerjen fizike ose në dyqane. Nga 37 vendet europiane të marra në studim, Mali i Zi renditet i pari, pranë 50.8%, me vetëm 1.42 pikë përqindje më shumë se Shqipëria.

Për ta shtjelluar më tej, të anketuarit për Shqipërinë shprehen se barrierat kryesore që ndalojnë konsumatorët t’i drejtohen dyqaneve dhe blerjeve online kanë të bëjnë me preferencën për ta parë fizikisht produktin para se ta blejnë, janë besnik ndaj dyqaneve si dhe të blerit në dyqane është kthyer në një forcë zakoni që akoma nuk është zbehur.

Arsyeja e dytë që perceptohet si një faktor frenues në blerjet online, me 25.95% të të anketuarve, lidhet me mungesën e nevojës për konsumatorët shqiptarë që t’i bëjnë blerjet e tyre nga interneti. Ndërsa arsyeja e tretë, ka të bëjë me mungesën e aftësive, ku 4.92% e individëve shprehen se kjo është arsyeja përse ata nuk zgjedhin të blejnë online.

Arsye të tjera që janë marrë në studim për të kuptuar pengesat e blerjes online kanë të bëjnë me logjistikën e pafavorshme, 3.64% shprehen që nuk blejnë online për shkak të shqetësimeve që kanë me kthimin e produktit, ankesat apo rimbursimeve si rrjedhojë e blerjeve online; 2.09% shqetësohen për besueshmërinë dhe korrektësinë në shpërndarje; dhe 1.63% janë të shqetësuar në lidhje me sigurinë dhe privatësine e të dhënave përgjatë pagesave online.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shoferët, gjithmonë e më shumë fajtorë/ Vetëm 1 në 7 aksidente shkaktohet nga këmbësorët, 4 vite më parë raporti ishte 1 në 5

Postimi mëparshëm

Tregtia e jashtme bie ndjeshëm në nëntor/ Importet me rënien më të madhe, “frenohen” ushqimet. Sinjal i tkurrjes së konsumit?

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.