Sociale

Shoferët, gjithmonë e më shumë fajtorë/ Vetëm 1 në 7 aksidente shkaktohet nga këmbësorët, 4 vite më parë raporti ishte 1 në 5

0

Numri i aksidenteve si pasojë e sjelljes së këmbësorëve paraqitet në tendenca rënëse sipas të dhënave më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Rënia vihet re në shifra absolute, por gjithashtu edhe nëse do ta analizonim si peshë ndaj totalit. “Scan Intel” i ka analizuar të dhënat për këtë tregues duke i`u referuar periudhës janar-nëntor të shtatë viteve të fundit, pra që nga viti 2016-të, vit i fundit për të cilin INSTAT disponon shifra. Kështu, sipas këtyre treguesve, përgjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti janë regjistruar në total 1.060 aksidente nga ku 145 aksidente janë si pasojë e sjelljes së këmbësorit dhe 915 janë aksidente si pasojë e sjelljes së drejtuesit. Të dhënat tregojë se këmbësorët po bëhen gjithmonë e më pak shkaktarë të aksidenteve nga viti në vit, pasi nëse do të shohim ecurinë e peshës së aksidenteve si pasojë e sjelljes së këmbësorëve ndaj totalit të aksidenteve ajo vijon në rënie. Gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti pesha e aksidenteve si pasojë e sjelljes së këmbësorëve ndaj totalit të aksidenteve regjistrohet në 13.6%. Ndërkohë, gjatë së njejtës periudhë të vitit të kaluar ky tregues ishte 15.3%, ndërsa në vitin 2020, periudha e pandemisë, pesha regjistrohej në 14.1%. Pra, pesha e aksidenteve si pasojë e këmbësorëve për këtë vit është më e ulët edhe se përgjatë vitit 2020. Sipas të dhënave grafike pesha më e lartë e aksidenteve të shkaktuara nga këmbësorët regjistrohet në vitin 2017-të dhe në vitin 2018-të me 18.7% dhe 19.6%.

Nëse do të flisnim në terma absolutë, krahasuar me periudhën janar-nëntor të vitit të kaluar, numri i aksidenteve të shkaktuara si pasojë e sjelljes së këmbësorit ka rënë me 13 aksidente. Referuar të dhënave historike numrin më të lartë të aksidenteve për faj të këmbësorëve e regjistron viti 2017-të me 346 aksidente.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Turizmi, “hov” hotelet dhe agjencitë/ Shërbimet dhe të mirat rrisin shitjet dhe pagat përgjatë tremujorit të tretë të vitit

Postimi mëparshëm

Eurostat sqaron arsyet përse shqiptarët nuk blejnë online/ Gjysma preferojnë dyqanet fizike, 25% nuk e ndjejnë të nevojshme, dhe të tjerët nuk dinë se si apo kanë “frikë”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.