Financë

“Përmbyset” renditja, Lezha kalon kryeqytetin/ Depozitat në Tiranë u rritën me vetëm 1.7% në tremujorin e tretë të vitit

0

Banka e Shqipërisë ka përditësuar të dhënat e depozitave sipas rretheve për tremujorin e tretë të vitit, që përkon pikërisht me fundin e muajit shtator 2023. Shifrat zyrtare, të përpunuara dhe analizuara nga “Scan Intel”, tregojnë se Lezha është rrethi/qyteti me rritjen më të madhe të depozitave në sektorin bankar në tremujorin e tretë të vitit, krahasuar me tremujorin paraardhës, me plot 6.5% rritje

Në këtë renditje ndjek Vlora, me një rritje të depozitave në masën 5.4%. Shkodra, Durrësi dhe Fieri regjistrojnë një rritje të konsiderueshme gjithashtu, prej 4.3%, 3.8% dhe 3.4% respektivisht, krahasuar me tremujorin e dytë. Me rritjen më të vogël ndjekin Elbasani dhe Vlora. Në vend të fundit në terma të rritjes gjejmë Tiranën, me vetëm 1.7% rritje, ndërkohë që sipas të dhënave të publikuara për tremujorin e tretë të vitit që lamë pas, pra vitin 2022, Tirana është renditur në vendin e dytë. Në terma nominalë kjo rritje ka qenë 5.1%.

Rrethet e pasqyruara nga Banka e Shqipërisë kanë patur performancë pozitive të depozitave duke mos regjistruar asnjë rënie gjatë tremujorit të tretë të vitit. Ajo që vihet re nga shifrat është fakti se rrethet/qytetet me rritjen më të madhe te depozitave janë  kryesisht ato turistike për shkak të sezonint të verës. Vlora, Durrësi dhe Lezha janë në krye të listës, tre qytetet bregdetare më të vizituara gjatë sezonit veror.

Turizmi duket se ka dhënë një kontribut të ndjeshëm në këtë drejtim, por ajo që duket e çuditshme është rritja modeste e depozitave në kryeqytet ndërkohë që Tirana kanalizon një pjesë të konsiderueshme të vizitorëve.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Euro “cënon” kursimet e shqiptarëve/ Depozitat i rikthehen rënies, tkurren në Shtator me 0.35%

Postimi mëparshëm

I burgosuri shqiptar, ‘më i shtrenjti’ në rajon/ Kushton 9.4 mijë euro në vit, 135 mijë euro përgjatë të gjithë dënimit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.