Ekonomi

Ekonomia e vendit “mbahet” tek bizneset e vogla/ Zënë 99.8% të ndërmarrjeve aktive gjithsej, pesha e të punësuarve në 82.1%

0

Bazuar në shifrat e vrojtimit sa i përket statistikave strukturore të ndërmarrjeve, 99.8% të ndërmarrjeve aktive e zënë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, në të njëjtën përqindje si vitin e kaluar. Nëse do të flisnim për peshën e të punësuarve, sipas statistikave punësimi në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ka shënuar rritje me 0.5 pikë përqindje. Rreth 82.1% e të punësuarve janë punësuar nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, nga 81.6% që ishte ky tregues përgjatë vitit 2021. Me rritje po ashtu paraqiten edhe shitjet neto gjatë vitit 2022. Referuar shifrave rreth 80.1% e shitjeve neto realizohen nga ndërmarrrjet e vogla dhe të mesme, nga 79% që janë realizuar në vitin 2021, duke regjistruar rritje me 1.1 pikë përqindje.

Nga ana tjetër, investimet paraqiten me rënie, krahasuar me vitin paraardhës, pra vitin 2021. Sipas “Institutit të Statistikave”, rreth 75.6% e investimeve kryhen nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga 76.4% të kryera në vitin 2021.

Po të fokusohemi në strukturën e punësimit sipas aktiviteteve ekonomike shohim se mikrondërmarrjet kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 66.2%. Nga ana tjetër, ndërmarrjet e vogla kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e ndërtimit me 29.4%, ndërkohë ndërmarrjet e mesme kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e industrisë përpunuese me 38%.

Nga të dhënat e INSTAT shohim se norma e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është e njejtë me vendet e Bashkimit Europian. Nga krahasimi me BE-në del se përqindja e të punësuarve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në vendin tonë është 82.1%, ndërsa në Europë është 64.4%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Rreth 45% e popullsisë, në rrezik varfërie/ Eurostat: Shqipëria, e para në Europë, por shënon përmirësim nga viti i kaluar

Postimi mëparshëm

Çfarë fiton Shqipëria nëse të gjitha pensionet kalojnë në bankë? Përllogaritjet/ Kursimet që do të arriheshin nga eleminimi i “cash”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.