Financë

Depozitat orientohen në monedhën vendase/ Në qershor, kursimet rriten vetëm në lekë. Bien ato në valutë

0

Totali i depozitave në paranë e gjerë është regjistruar sërish në rritje gjatë muajit qershor, pranë rreth 1.302 trilionë lekëve, nga rreth 1.300 trilionë lekë që ishte gjatë muajit maj, tregojnë shifrat zyrtare nga “Banka e Shqipërisë”. Qershori është muaji i dytë me rritje për këtë tregues, pasi trajektorja rënëse ka nisur që prej muajit prill. Rënie vërehet në depozitat në valutë, ndërkohë që ato në lekë janë rritur.

“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar trendin e lëvizjes së depozitave, sipas monedhës. Të dhënat për muajin e 6-të të këtij viti tregojnë se likuiditeti në sektorin bankar në monedhën vendase po paraqitet me rritje, ndërkohë në monedhën europiane ka pësuar rënie krahasuar me muajin paraardhës. Sa i përket depozitave në lekë, rritja mujore përllogaritet në 0.4% duke arritur pranë 591 miliardë lekëve, nga 589 miliardë që regjistroheshin një muaj më parë. Nga ana tjetër, depozitat në valutë kanë prekur vlerën e 710 miliardë lekëve duke regjistruar një rënie me 0.15 % krahasuar me muajin maj.

Por, çfarë ka ndodhur me agregatët monetare brenda një viti? Në terma vjetorë konstatojmë se nuk ka ndodhur e njëjta gjë pasi vlera e depozitave si në lekë, ashtu edhe në valutë paraqitet me rritje. Kjo konfirmon një performancë më pozitive të sistemit bankar gjatë vitit që lamë pas.

Rritja e depozitave bankare në lekë gjatë këtij muaji është rezultat i disa faktorëve, një ndër kryesorët është favorizimi i kushteve të tregut valutor që ka forcuar monedhën vendase, si dhe inflacioni, i cili është paraqitur në nivele të qëndrueshme duke rritur kështu aftësinë e familjeve për të kursyer. Por, ky ekspansion i përgjithshëm i depozitave në paranë e gjerë ka ardhur edhe si pasojë e kontributit pozitiv të shumicës së agregatëve monetarë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Rritet numri i të papunëve afatgjatë/ Me një normë prej 71%, renditemi të dytët në Europë për vitin 2023

Postimi mëparshëm

Për çfarë qëllimi u përdor huaja bankare?/ Rekord financimi për individët dhe bizneset në qershor

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.