Financë

Borxhi i Jashtëm Bruto shkon në 9.94 mld euro/ Rritet me thuajse 1 mld euro në një vit, arrin në 3560 euro për frymë

0

Shifrat e fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, sinjalizojnë se Borxhi i Jashtëm Bruto ka prekur një rekord të ri gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, dhe tashmë fiksohet pranë nivelit të 9.94 miliardë eurove. Gjatë tremujorit të tretë të vitit të kaluar, stoku i Borxhit të Jashtëm Bruto të vendit fiksohej pranë nivelit të 8.97 miliardë eurove. Pra, kemi të bëjmë me një rritje të borxhit të jashtëm të vendit në terma vjetorë prej rreth 975 milionë eurosh. Në terma nominale, rritja fiksohet pranë 11%. Nga ana tjetër, krahasuar me tremujorin parardhës Borxhi i Jashtëm Bruto është rritur me vetëm 0.3% ose në vlerë absolute 31.5 milionë euro në harkun kohorë të tre muajve.

Nëse i detajojmë më shumë të dhënat mbi Borxhin e Jashtëm Bruto sipas sektorëve shohim që qeveria e përgjithshme zë thuajse gjysmën e borxhit të jashtëm bruto, normë kjo në rënie mjaft të lehtë, me vetëm 0.38 pikë përqindje krahasuar me tremujorin paraardhës. Në vend të dytë ndjek investimi direkt me hua ndërkompani dhe në vend të tretë koorporatat depozituese.

“Scan Intel” zgjedh që këto të dhëna për Borxhin e Jashtëm Bruto t’i përpunojë dhe analizojë edhe në raport me popullsinë, nga ku rezulton se në tremujorin e tretë të këtij viti është ngjitur pranë 3560.8 eurove për frymë, nga 3549.5 euro që ishte në tremujorin e dytë të vitit, pra kemi të bëjmë me një rritje në terma absolutë prej 11.3 euro. Në tremujorin e parë të vitit 2008, Borxhi i Jashtëm Bruto për frymë fiksohej pranë vetëm 816 eurove, çka tregon se në harkun e më pak se një dekade e gjysëm është rritur me 3.36 herë. Ky stok i referohet vetëm borxhit të jashtëm të Shqipërisë, dhe nuk përfshin borxhin e brendshëm. Pra, e thënë ndryshe, 3560.8 euro është vetëm borxhi i akumuluar çdo shqiptari ndaj institucioneve të huaja.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqiptarët, më të shëndetshmit në Europë? EUROSTAT: 9 në 10 të rinj në Shqipëri e perceptojnë shëndetin e tyre si shumë të mirë, kryesojmë Europën

Postimi mëparshëm

Emigrantët po “amortizojnë” krizën e familjeve/ Remitancat arrijnë rekordin historik këtë vit, 216 milionë euro në 3 muaj

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.