Ekonomi

Bizneset në vend, “pro” tranzicionit të gjelbër/ RCC: Jemi më optimistët në rajon për kalimin në një ekonomi “green”

0

Edhe pse ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duken të ndërgjegjësuara për çështjet lidhur me mjedisin, shprehen se çmimet e energjisë dhe efiçenca e burimeve të energjisë mund ta përmirësojnë këtë aspekt, duke pasur parasysh se këto kanë qenë raste shqetësuese gjatë viteve të fundit, veçanërisht nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

Sipas të dhënave të “Barometrit të Ballkanit”, shihet se bizneset në Shqipëri janë më optimistët sa i përket ndikimit të tranzicionit të gjelbër në ecurinë e veprimtarisë së tyre. Të pyetur nëse besojnë se tranzicioni i gjelbër do të ketë ndikim në biznesin e tyre, 34% prej të anketuarve janë shprehur se pritet të ketë impakt shumë pozitiv. Shqipëria ka normën më të lartë të optimistëve sa i përket tranzicionit në një ekonomi të gjelbër, pasuar nga Kosova me një normë prej 27%.

Nga ana tjetër, rreth 35% e bizneseve të anketuara kanë thënë se kalimi në një ekonomi të gjelbër mund të ketë ndikim pozitiv. Në Shqipëri asnjë biznes nuk beson se kjo do të ketë impakt negativ, ndërkohë rreth 4% prej të anketuarve në Maqedoninë e Veriut, 3% ne Malin e Zi dhe 1% në Serbi janë shprehur se tranzicioni i gjelbër do të ketë impakt negativ.

Maqedonia e Veriut është ndër vendet e rajonit me normën më të ulët (7%) të atyre të cilët janë shprehur pozitivë ndaj kalimit në një ekonomi të gjelbër, pasuar nga Bosnje Hercegovina me 9%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

A ka mbaruar “beteja” kundër çmimeve në Shqipëri? RBI: Jo! Turizmi dhe tregu i qëndrueshëm i punës do të nxisin inflacionin

Postimi mëparshëm

Ekonomia ngadalësoi ritmin në vitin 2023/ PBB-ja ngjitet me 3.44%. Ndërtimi dhe administrata publike “udhëhoqën” rritjen

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.