Ekonomi

A ka mbaruar “beteja” kundër çmimeve në Shqipëri? RBI: Jo! Turizmi dhe tregu i qëndrueshëm i punës do të nxisin inflacionin

0

Institucioni kërkimor “Raiffeisen Research”, i cili ofron një pasqyrë të plotë mbi tendencat aktuale ekonomike, tregon përmes një publikimi se beteja e Shqipërisë kundër inflacionit nuk ka përfunduar akoma. Edhe pse inflacioni në shkurt regjistroi nivelin më të ulët në dy vite, sipas të dhënave të institucionit çmimet pritet të rriten sërish gjatë periudhës së verës, të nxitura kryesisht nga turizmi.

Në muajin shkurt inflacioni u ngadalësua më shumë nga sa pritej dhe kjo ka bërë që ekipi i “Raiffeisen Research” të rregullojë prashikimet për këtë tregues. Tani parashikohet që norma bazë të arrijë në 3.75% deri në fund të vitit, në vend të 4.5% të parashikuar më parë.

Nga ana tjetër, presionet inflacioniste pritet të nxiten edhe nga tregu i punës i cili vazhdoi të forcohet në tremujorin e katërt të vitit 2023, me papunësinë që mbetet e qëndrueshme në 10.7% dhe normën e punësimit që u rrit me 0.2 pikë përqindje. Gjithashtu, pagat mesatare mujore bruto pësuan një rritje të konsiderueshme prej 13.7% në terma vjetorë, çka mund të jetë një faktor tjetër nxitës i normës së çmimeve.

Sipas publikimit, kostot më të ulëta të importit dhe leku i fortë kanë kontribuar në ngadalësimin aktual të inflacionit, megjithatë inflacioni i brendshëm, edhe pse në rënie të lehtë, mbetet më i qëndrueshëm. Inflacioni bazë neto (i cili përjashton zërat e luhatshëm dhe jep një pasqyrë më të qartë të tendencave afatmesme të inflacionit) ka mbetur i qëndrueshëm në rreth 3.3%, sipas BSH-së, njësoj me tremujorin e mëparshëm. Kjo sugjeron presione të vazhdueshme të çmimeve të brendshme për shkak të kërkesës së fortë për mallra dhe shërbime, si dhe faktorë që lidhen me tregun e punës.

Klikoni këtu për publikimin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqipëria “shkëlqen” në sytë e botës/ Indeksi i Fuqisë së Butë: Jemi vendi i dytë me rritjen më të madhe në nivel global

Postimi mëparshëm

Bizneset në vend, “pro” tranzicionit të gjelbër/ RCC: Jemi më optimistët në rajon për kalimin në një ekonomi “green”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.