Financë

Bizneset morën më pak hua në maj/ “Tregtia me shumicë dhe me pakicë” kryeson me 35.2% të totalit të kreditimit

0

Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga “Banka e Shqipërisë”, vlera totale e huave të reja të dhëna nga bankat për financim në nivel koorporatash jofinanciare gjatë muajit maj ka pësuar rënie me 5% krahasimisht me një muaj më parë. Në këtë rënie kanë kontribuar negativisht 45% e sektorëve.  Kredia e re për sektorin privat në Maj regjistrohet në rreth 23.6 miliardë lekë.

“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar sesi paraqitet kreditimi për secilin sektor gjatë muajit të 5-stë të këtij viti. Sipas të dhënave rezulton se flukset hyrëse të parasë në nivel huash të reja ishin më të larta në sektorin e industrisë përpunuese  dhe ndërtimit. Konkretisht huaja e re për këto sektorë fiksohet në 4.9 mld lekë  dhe 3.9 mld lekë respektivisht. Shifrat tregojnë se këto sektorë kanë ndjekur një prirje të ngjashme të ngjashme edhe me 55% të sektorëve të tjerë që po ashtu kanë shfaqur një zgjerim të portofolit të kredisë së tyre.

Nëse përllogarisim se si është shpërndarë për secilin sektor konstatojmë se pjesën më të madhe e zë “Tregtia me shumicë dhe me pakicë” me 35.2%, më pas ndjek “Industria përpunuese” me 18.2% dhe “Ndërtimi” me 16.6%. Kjo renditje mbetet e pandryshuar nga 4-mujori i parë i vitit. Në të kundërt, me nivelin më të ulët të kredisë së re gjatë majit paraqiten sektorët si ”Aktivitete financiare dhe të sigurimit” dhe “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” që zënë secili nga  0.5% të totalit.

Ndërkohë, nëse analizojmë zgjerimin e portofolit për secilin sektor në terma vjetorë, shifrat thonë se sektori i “Transporti dhe magazinimi” ka patur rritjen më të lartë me 274.5% dhe “ Aktivitete financiare dhe të sigurimit” e ka zgjeruar portofolin me 119.5%. Nga ana tjetër, “Tregtia” edhe pse renditet si  një nga  sektorët me nivelin më të lartë të kreditimit  në terma vjetorë e ka rritur financimin me 62.7% ndërsa “Ndërtimi” e ka ulur me 0.7%

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kredia e re arrin në 33.5 mld lekë/ Shifrat e muajit Maj flasin për një rekord të ri

Postimi mëparshëm

Kontrasti i të dhënave demografike/ Nga Gjirokastra, në Shkodër! Çfarë të rejash solli Censi i popullsisë?

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.