Ekonomi

Ballafaqimi i vendeve të rajonit/ Shifrat, krahasimi i Shqipërisë me të tjerët dhe largësia me BE

0

`Scan Intel` ka bërë një analizë mbi vendet e rajonit sa i përket disa prej indikatorëve kyç ekonomik, social dhe demografik, për të kuptuar se si krahasohen me njëra tjetrën, por edhe për të kuptuar se sa larg është secili vend i rajonit nga mesatarja e Bashkimit Europian. Sa i përket popullsisë në total, Shqipëria është e treta në rajon pas Serbisë, me 6.8 milionë banorë dhe Bosnje Hercegovinës, me 3.5 milionë banoë, ndërkohë që në vend të fundit pozicionohet Mali i Zi, me vetëm 600 mijë banorë.

Sa i përket densitetit të popullsisë, pra numrin e banorëve për kilometër katrorë, shifrat e Eurostat tregojnë se Shqipëria është e dyta në rajon, me 99.1 banorë për kilometër katror, vetëm pas Kosovës, me 164.9 banorë për kilometër katror. Mesatarja e Bashkimit Europian ndërkohë fiksohet pranë 117 banorëve për kilometër katror.

Sa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë ndërkohë, Shqipëria është e treta në rjaon, me 5490 euro për frymë, pas Serbisë, me 8920 euro për frymë dhe Malit të Zi, me 8 mijë euro për frymë. E fundit në rajon është Kosova, me Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë pranë vetëm 4426 eurove për frymë. Mesatarja e Bashkimit Europian fiksohet pranë 30,030 eurove për frymë.

Në drejtim të papunësisë së të rinjve Shqipëria është e dyta pas Serbisë me normën më të ulët. Në Serbi, papunësia e të rinjve fiksohet pranë 24.4%, në Shqipëri pranë 27.1% dhe në Bosnje Hercegovinë, që është vendi i fundit në rajon, pranë 38%. Mesatarja e Bashkimit Europian fiksohet pranë 16.6%, çka do të thotë se Shqipëria dhe pjesa dërrmuese e vendeve të rajonit janë shumë larg Europës së bashkuar në këtë drejtim.

Në drejtim të treguesit të fertilitetit, ose më saktë numrit të fëmijëve që lind një nënë, Shqipëria është e fundit në rajon, me normën pranë vetëm 1.31 gjatë vitit 2021, edhe pse në vitin 2022 kjo normë ka zbritur nën 1.3. pavarësisht kësaj, edhe për vitin 2021 mbetet e fundit në rajon dhe mjaftueshëm larg mesatares së Bashkimit Europian, që fiksohet pranë 1.53. Në Kosovë kjo normë është shumë pranë mesatares së BE, ndërkohë që Mali i Zi regjistron normën më të lartë, pranë 1.76.

Sa i përket indikatorit të jetëgjatësisë, Kosova është e para në rajon, si për meshkujt, ashtu edhe për femrat, ndërkohë që Shqipëria renditet e dyta pas Kosovës. Gjithsesi, të dyja shtetet, ashtu si edhe vendet e tjera të rajonit janë ndjeshëm larg mesatares së BE-së. Në BE, jetëgjatësia mesatare për meshkujt fiksohet pranë 77.2 vite dhe për femrat pranë 82.9 viteve.

Në drejtim të arsimit, ose peshës së të rinjve me arsim të lartë mbi totalin, Shqipëria është e parafundit në rajon për meshkujt, pas Bosnje Hercegovinës, me një normë pranë vetëm 25.4% dhe në vend të 3-të nga fundit për meshkujt. Mesatarja e BE flet për një normë prej 36.3% për meshkujt dhe 47% për femrat.

Sa i përket teknologjisë, në drejtim të përdorimit të internetit në shtëpi. Shqipëria regjistron një normë pranë 91%, shumë pranë mesatares së BE, që fiksohet në 92% dhe e dyta në rajon pas Kosovës, që regjistron një normë pranë 96%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

721 shqiptarë hoqën dorë nga nënshtetësia/ Dominon grupmosha e re, por rriten ndjeshëm të huajt që morën pasaportën shqipare

Postimi mëparshëm

Inflacioni kthehet në efekt `boomerang` për eksportet/ Bien me 17.3% gjatë qershorit, si pasojë e rënies së çmimeve. Në “skenë” dalin Izraeli dhe Suedia

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.