Emigracioni

Rreth 34 mijë shqiptarë u “shkëmbyen” me 3 mijë italianë! Italia, Gjermania dhe Greqia lëshuan më shumë leje qëndrimi për shqiptarët

0

Mbi 3.7 milionë leje qëndrimi për herë të parë u lëshuan në vendet e Bashkimit Europian për shtetasit që nuk janë anëtarë në vitin 2023, duke shënuar një rritje prej 4.7%, krahasuar me vitin 2022 dhe numri më i lartë i regjistruar deri më sot. Megjithatë, të dhënat thonë se lejet e qëndrimit për shtetasit shqiptarë ishin më pak në numër se në vitin 2023. Nga shifrat e “Agjencisë Europianë të Statistikave” vlerësohet një numër prej rreth 75 mijë leje qëndrimi për shqiptarët, nga rreth 79 mijë që ishin vitin e kaluar. Por, edhe pse me një rënie prej 5.3%, sërish numri i lejeve të qëndrimit të fituara nga shqiptarët në dy vitet e fundit në një nga vendet e BE-së është më i larti në dy dekada. Pra, në dy vite numri i lejeve të qëndrimit të dhëna për shqiptarët regjistrohet në rreth 154 mijë.

Numri i shqiptarëve të larguar nga vendi ka qenë gjithmonë e në rritje vitet e fundit, duke ndikuar në rënien e ndjeshme të numrit të popullsisë, siç bëjnë më dije edhe rezultatet e Censit të vitit 2023.

Por cilat ishin vendet kryesore që mikpritën shqiptarët?

Referuar të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, nga rreth 75 mijë leje qëndrimi për herë të parë që u dhanë për shqiptarët, rreth 34 mijë prej tyre ishin nga Italia. Rikujtojmë se në publikimin e INSTAT mbi të huajt në Shqipëri, të dhënat tregonin se numri më i lartë i lejeve të qëndrimit u dha për shtetasit nga Kosova dhe Italia. Në vitin 2023, të huajt me origjinë nga Kosova janë 3,712 banorë, ndërsa të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri me origjinë nga Italia janë 3,375 banorë. Pra, mund të themi se rreth 34 mijë shqiptarë u “shkëmbyen” me 3 mijë italianë.

Pas Italisë ndjek në radhë Gjermania me rreth 15 mijë leje qëndrimi për herë të parë të dhëna për shqiptarët në vitin 2023. Pasojnë Greqia, Franca, Kroacia me rreth 13 mijë, 2.7 mijë dhe 1.8 mijë leje respektivisht. Më pak leje u dhanë nga Lihtenshtejni, Letonia, Estonia dhe Portugalia.

Nëse i analizojmë të dhënat sipas qëllimit shohim se peshën më të madhe e kanë lejet për qëllime familjare.
Por sa leje qëndrimi morën vendet e rajonit në vitin 2023?

Sipas të dhënave të përpunuara dhe analizuara nga “Scan Intel”, numri i lejeve të qëndrimit për Kosovën në vendet e BE-së u regjistrua në rreth 46 mijë. Nga ana tjetër, Serbia mori rreth 51 mijë leje qëndrimi, Bosnje Hercegovina mori rreth 46,300 dhe Maqedonia e Veriut me rretH 30 mijë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Analiza e strukturës moshore për kryefamiljarët/ Nga personat e referencës gra, pjesa më e madhe janë nën 20 vjeç

Postimi mëparshëm

Rritja e turizmit, impakt në tregtinë me pakicë/ Shitjet u shtuan me 5.9% në tremujorin e dytë 2024

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.