Financë

Kredia e re arrin në 33.5 mld lekë/ Shifrat e muajit Maj flasin për një rekord të ri

0

 

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, ka një ngadalësim në dhënien e kredive të reja gjatë muajit maji për individët dhe bizneset private jo-financiare. Kështu, gjatë këtij muaji, shuma totale e kredive të reja ka arritur në 33.52 miliardë lekë. Kjo përfaqëson një rritje prej 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur shuma totale e kredive të reja ishte 23.65 miliardë lekë.

Vlera e huave të reja gjithsej për muajin e pestë të vitit 2024 është shpërndarë midis biznesit, i cili ka marrë 23.6 miliardë lekë, 9.8 miliardë lekë ndërkohë janë marrë nga individët dhe vetëm 1 milon lekë janë marrë nga korporatat jofinanciare publike. Shifrat tregojnë se individët kryesisht janë të prirur që kredinë ta marrin në lekë. Nga totali i kredive të reja për individët, 8 miliardë lekë janë në monedhën vendase, 1.8 miliardë lekë në euro dhe vetëm 2 milionë lekë në dollarë. Për sa i përket financimit të bizneseve, rezulton se ndryshe nga individët, këto të fundit  preferojnë kreditë në monedhën europiane vlera e të cilës ka arritur në 12.2 miliardë, ndërsa kreditë e reja në monedhën vendase janë 11.2 miliardë lekë, dhe ato në dollarë vetëm 181 milionë lekë.

Nëse shikojmë kreditë për blerje banesash, vërehet se ashtu siç kemi një rritje të përgjithshme të nivelit të kreditimit, edhe shuma e kredive për blerje banesash ka shënuar një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, nëse analizojmë kredinë për blerje banesash sipas monedhës vëmë re se kryesisht individët kanë zgjedhur ta marrin atë në lekë dhe kjo mund të jetë edhe efekt i forcimit të monedhës vendase kundrejt asaj europiane. Konkretisht, kredia e re për banesat në lekë gjatë majit ishte 3.8 miliardë lekë ose rreth 2.6 miliardë lekë më shumë se kredia në euro.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Depozitat i rikthehen rritjes pas 4 muajsh/ Zgjerimin më të madh e shënuan kursimet në lekë

Postimi mëparshëm

Bizneset morën më pak hua në maj/ “Tregtia me shumicë dhe me pakicë” kryeson me 35.2% të totalit të kreditimit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.