COVID-19

Cilat shtete po përdorin “Sputnik” dhe “Sinovac”? Harta globale e shteteve që kanë në përdorim vaksinën ruse dhe atë kineze

0

Duke marrë shkas nga fakti se në Shqipëri kanë mbërritur 10 mijë doza të vaksinës ruse “Sputnik V” si dhe nga akti më u fundit normativ i qeverisë sonë, ku Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje për të marrë edhe vaksinën Kineze, Sinovac, ku sipas aktit normativ të publikuar në fletoren zyrtare, blerja nuk do të jetë e drejtpërdrejtë nga Kina, por përmes një kompanie turke, “Scan Intelligence Unit” ka analizuar të dhënat sipas vendeve të cilat kanë marrë vaksinën Sputnik V dhe Sinovac. Të dhënat referuar vaksinave janë marrë nga “OurWorldinData”. Megjithatë duhet theksuar se këto të dhëna mund të mos tregojnë 100% panoramën e plotë, pasi disa shtete kane marrë dozat e tyre, por nuk kanë filluar aplikimin në popullatë. Aktualisht, vendi ynë ka në dispozicion tre lloje vaksinash, të cilat janë ato të Pfizer, AstraZeneca si dhe Sputnik, që ende nuk ka filluar përdorimin. Pavarësisht se vaksinat Ruse dhe Kineze janë të pa çertefikuara nga Bashkimi Europian , ato kanë furnizuar një pjesë të mirë të vendeve të botës. Vaksinat anti Covid të prodhuara në Kinë dhe Rusi po përdoren si në botë, ashtu dhe në disa vende të Europës.

Nga të dhënat, vendet që kanë marrë vaksina nga Rusia në Europë, por edhe nga Kina janë: Shqipëria, Serbia, Mali I Zi, Hungaria, Argjentina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Pakistani etj. Vaksina Kineze, Sinovac, po aplikohet nga një pjesë e mirë e vendeve të Amerikës Latine, si: Brazili, Peruja dhe Kolumbia; ndërkohë që Vaksina Sputnik V po aplikohet së tepërmi në pjesën veriore të Azisë, por edhe në Europë e Amerikë. Meksika, Venezuela, Bolivia, Rusia, Bjellorusia, Irani dhe shtete të tjera po marrin vaksinat Ruse.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

37% e klientëve nuk e paguan ujin! Pandemia rrit me 11% debitorët ndaj UKT

Postimi mëparshëm

“21 Dhjetori”, “M.Shyri”, “Kombinati”, lagjet me rritjen më të lartë të vdekjeve gjatë pandemisë, deri në 54%. “Lapraka”, “Ali Demi” dhe “Tirana e Re” në vend të fundit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.