Ekonomi

Analiza, impakti ekonomik i Turqisë në Shqipëri/ Rreth 1 miliard dollarë shkëmbime tregtare, investitori i tretë më i madh

0

Shqipëria dhe Turqia rikonfirmuan së fundmi partneritetin e tyre strategjik, në një konferencë të përbashkët mes Presidentit turk Recep Taip Erdogan dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama. Në listën e projekteve të reja të përbashkëta u shpalos edhe një plani i ri, ai i dyfishimit të nivelit të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Po sa peshë zë Turqia në ekonominë shqiptare?

Nëse analizojmë shifrat, rezulton se Turqia është investitori i tretë më i madh në vendin tonë pas Italisë dhe Holandës, pa marrë në konsideratë investimet e cilësuara nga institucioni si konfidenciale, të paktën sa i takon 9-mujorit të vitit 2023. Fluksi i investimeve për këtë periudhë llogaritet në 126 milionë euro.

Referuar të dhënave nga “Banka e Shqipërisë”, fluksi i Investimeve të Huaja Direkte nga Turqia, vetëm përgjatë tremujorit të tretë të vitit 2023, arriti vlerën e 58 milionë eurove, në rritje me 3.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Referuar të dhënave historike që nga viti 2014-të, kulmi i investimeve u regjistrua përgjatë tremujorit të dytë të vitit 2022, me rreth 61 milionë euro.

Sektorët potencialë ku dominojnë investitorët nga Turqia janë kryesisht sistemi financiar, industria e rëndë, sektori i ndërtimit, por edhe energjetika. Po ashtu, sipërmarrja turke në Shqipëri është sidomos e përqëndruar në disa kompani të mëdha të sektorëve strategjikë në vendin tonë.

Turqia po ashtu është partner i rëndësishëm tregtar ekonomik i Shqipërinë. Gjatë vitit 2023 shkëmbimet tregtare mes dy vendeve arritën 89.7 miliardë lekë, ose rreth 1 miliardë dollarë.

Importet e mallrave po për të njejtin vit u vlerësuan në 84 miliardë lekë, ndërsa eksportet në rreth 5,1 miliardë. Po të analizojmë të dhënat historike shohim se importet janë rritur ndjeshëm vit pas viti me Turqinë, por kulmin historik e kanë arritur në vitin 2022. Në vitin që lamë pas, pra vitin 2023, pesha e Turqisë në totalin e importeve të vendit tonë ishte gati 10%. Sa i përket eksporteve të dhënat tregojnë se rekordi historik me Turqinë është arritur në vitin 2011-të, me 14.4 miliardë lekë, nëse i referohemi 20 viteve të fundit.

Në konferencën e përbashkët mes dy vendeve, presidenti turk tha se marrëdhëniet mes dy vendeve do të ngrihen në një tjetër nivel ku objektivi i volumi tregtar do të shkojë në 2 miliardë dollarë. Por çfarë politikash duhet të ndiqen për të arritur këtë synim? Një nga alternativat mund të jetë ulja e çmimeve, pra të bëhet me konkurues se partnerët e tjerë tregtarë të vendit tonë, ndërsa alternativa e dytë mund të lidhet me ndryshimin e gjeografisë se tregtisë turke.

Por çfarë marrim ne nga Turqia? Të dhënat nga INSTAT tregojnë se artikujt kryesorë të importit janë “Giza dhe çeliku” dhe “Lëndët djegëse e mineralet”.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Çmimet e larta “trembën” turistët e huaj në 2023/ Pavarësisht numrit të lartë qëndruan mesatarisht 2.8 netë në strukturat akomoduese

Postimi mëparshëm

Azilantët shqiptarë “i rikthehen” Europës/ Rriten aplikimet në nëntor, 80% e tyre janë kërkesa për herë të parë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.