Turizëm

Turistët kulmuan këtë vit, por qëndruan më pak/ Rriten me 16.5% krahasuar me vitin 2021, por bie numri i netë qëndrimeve

0

Shifrat e strukturave akomoduese të bëra publike nga “Instituti i Statistikave”, për muajin gusht të këtij viti, tregojnë se numri i vizitorëve ka prekur rekord që nga janari i vitit 2018-të, por numri i netë qëndrimeve paraqitet me rënie. Numri i vizitorëve gjithsej në strukkturat akomoduese gjatë gushtit është 299,831 dhe shënon rritje me 16.5%, krahasuar me gushtin e vitit 2021. Po t’i analizojmë vizitorët sipas tipologjisë së tyre, numri i vizitorëve vendas për muajin gusht ka pësuar rritje me 14 %, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë dhe regjistrohen në rreth 112 mijë. Nga ana tjetër, numri i vizitorëve të huaj llogaritet gjithsej në 187,553 dhe rritja vjetore është 18.1%. Shifrat e analizuara nga “Scan Intel” bëjnë me dije se muaji gusht i vitit 2022 përveç se reflekton rimëkëmbjen totale nga pandemia, tregon gjithashtu se është muaji me numrin më të lartë të vizitorëve në 4 vitet e fundit për të cilët INSTAT disponon të dhëna. Po t’i analizojmë sipas rajoneve numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në rajonin qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 58,3%.

Ndryshe nga numri i vizitorëve, numri i netë qëndrimeve ka pësuar rënie krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, i cili regjistron rekord në këto katër vitet e fundit me numrin më të lartë. Përgjatë muajit gusht të këtij viti janë regjistruar 2.5% më pak netë qëndrime në strukturat akomoduese. Numri i tyre gjithsej për këtë periudhë ka qenë 961,887, nga rreth 986 mijë që ishin në muajin gusht të vitit 2021. Nëse do t’i analizonim sipas tipologjisë numri i netë qëndrimeve nga vizitorët vendas ka rënë me 0.9%, ndërsa numri i netë qëndrimeve nga vizitorët e huaj ka rënë me 3.2%. Ajo që vihet re sipas të dhënave mbi strukturat akomoduese është se gjatë muajit gusht të këtij viti numri i netë qëndrimeve të vizitorëve vendas të cilët janë akomoduar në “Hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi” ka shënuar rritjen më të lartë me 45,2%.

Vizitorët e huaj të cilët kanë zgjedhur si destinacion Shqipërinë për muajin gusht të këtij viti janë kryesisht nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Polonia, Italia si dhe Gjermania.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Aktivitetet në internet, si renditet Shqipëria? Të parët në Europë për rrjete sociale, por në fund për informim dhe aplikime për punë

Postimi mëparshëm

Shqipëria “ngel në klasë” në sundimin e ligjit/ Jemi të 87-tët në botë, të fundit në rajon, dhe më keq se 7 vite më parë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.