Ekonomi

Si e ka goditur pandemia kulturën?

0

Ashtu si çdo sektor tjetër në vendin tonë dhe arti e institucionet kulturore, sidomos ato institucione që aplikojnë artet skenike ku kanë pjesëmarrëse një audiencë fizike, u sfiduan nga pandemia. Instituti i Statistikave ka publikuar së fundmi statistikat e kulturës për vitin 2020 ku në krahasim me vitin paraardhës shifrat e vizitorëve dhe shfaqjeve kanë rënë ndjeshëm, pavarësisht formave alternative të aplikuara për të mbajtur kontaktin me publikun. “Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat e Instititit të Statistikave mbi numrin e shfaqjeve, numrin e spektatorëve, numrin e vizitorëve të monumenteve kulturore si dhe frekuentimet në bibliotekën kombëtare.

Sipas këtyre shifrave, për vitin 2020 shohim se janë organizuar gjithsej 328 shfaqje dhe premiera në institucionet qëndrore të artit, numër ky shumë i ulët krahasuar me vitin 2019, ku për vitin 2020 duhet të rikujtojmë se shumë nga shfaqjet janë anulluar për shkak të masave duke e bërë jo të mundur realizimin e kalendarit artistik. Gjatë vitit 2020, Teatri Eksperimental ka dhënë 135 shfaqe, numër më i lartë se shfaqet e dhëna në institucionet e tjera kulturore. Tremujori i parë dhe tremujori i katërt i vitit 2020 kanë regjistruar më shumë shfaqe të dhëna në këto institucione e gjithashtu duhet theksuar se tremujori I dytë, i tretë dhe ai i katërt për vitin 2020 përfshijnë shfaqe dhe premiera të organizuara online dhe premiera të hapura.

Numri i reduktuar i shfaqeve, por edhe frika ndaj grumbullimit ka bërë që të ulet dhe numri i spektatorëve. Gjithsej në aktivitet kulturore kanë marrë pjesë 38 332 spektatorë ku numri më i lartë u evidentua në Teatrin Kombëtar Eksperimental me 16 044 spektatorë dhe në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor me 7 476 spektatorë.

Sa i përket muzeve dhe monumenteve të tjera kulturore, janë vizituar nga 190.467 vizitorë gjatë vitit 2020 nga te cilët 31 954 janë të huaj dhe 158 513 janë vendas. Ndryshe nga viti 2019, ku në këto monumente regjistohen më shumë turistë të huaj sesa vendas, për vitin 2020 turistët vendas mbajnë vendin e parë.

Shifrat kanë qenë në rënie dhe për bibliotekën kombëtare ku sipas tyre gjatë vitit 2020, në Bibliotekën Kombëtare, numri i njësive bibliotekare është 20.306 dhe numri i frekuentuesve është 30.002 persona.

Nisur nga të dhënat e mësipërme, shqetësues është rreziku financiar që mund të kalojnë këto intitucione pasi jo të gjitha mbulohen nga buxheti i shtetit, por duhet patur parasysh që edhe ato që financohen, një pjesë të buxhetit e marrin nga sponsorizimet. Me situatën e shkaktuar nga pandemia mungesa e sponsorizimeve mund të ulë buxhetin e projekteve artistike e rrjedhimisht dhe pagat e artistëve dh punonjësve.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Harta e shpërndarjes së vaksinave nga COVAX. Si pozicionohet Shqipëria?

Postimi mëparshëm

Shqiptarët kursyen 772 mln euro në 2020! Kryeqytetasit dhe Durrsakët në vend të parë, shkodranët dhe korçarët të fundit

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *