EkonomiTransport

Shqipëria, ndër 10 vendet më të lira në Europë për të karikuar një makinë elektrike/ Por, në rrugët tona ka vetëm 1245 automjete të tilla

0

Përdorimi i makinave elektrike është një mundësi shumë e mirë jo vetëm për reduktimin e ndotjes së ajrit, por gjithashtu edhe për të kursyer para në një kohë kur çmimet e karburantit janë gjithmonë e në rritje. Megjithëse automjetet elektrike janë më pro-mjedisit dhe dukshëm më të lira për t’u përdorur se automjetet me benzinë ose naftë, ka ende kosto energjie që duhen pasur parasysh. Çmimi që paguhet për të karikuar një makinë elektrike varet jo vetëm nga marka dhe modeli i makinës, por nga vendi pasi çmimet e energjisë ndryshojnë në të gjithë Europën për arsye të ndryshme.

Kompania Irlandeze “Switcher.ie” ka hulumtuar dhe përpunuar të dhënat mbi koston e karikimit të automjeteve elektrike në të gjithë Europën dhe ka përpiluar një listë me 10 vendet më të lira dhe më të shtrenjta bazuar në çmimin e një karikimi të plotë apo edhe për 100 km.

Vendet më të lira në kontinent për të drejtuar një automjet elektrik janë kryesisht në Europën Qendrore dhe Juglindore, me përjashtim të Holandës, e cila kryeson në vend të parë për shkak të ndihmave dhe mbështetjes financiare nga qeveria, me vetëm 2.74 euro për një karikim të plotë. Në vend të dytë dhe të tretë, si vendet më të lira për të karikuar makinën elektrike janë Kosova, me 3.71 euro dhe Gjerogjia me 4.53 euro, si pasojë e stimujve politik dhe përjashtimeve nga detyrime të ndryshme. Edhe vendi ynë bënë pjesë në 10 vendet më të lira për të karikuar makinën elektrike, duke u rënditur në vend të tetë, me një kosto karikimi prej 5.71 eurosh dhe një kosto prej 1.67 eurosh për të bërë 100 km. Pavarësisht stimujve të qeverisë si rimbursimi i tarifave të regjistrimit, licencës dhe pronësisë, në vitin 2022 kishte vetëm 1,245 makina elektrike të regjistruara në Shqipëri, ose vetëm 0.19% e totalit të automjeteve në rrugë. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria është më e shtrenjta për të karikuar makinën elektrike, përveç Malit të Zi, pozicionuar në vendin e dhjetë.

Nga ana tjetër, vendet më të kushtueshëm për të drejtuar një automjet elektrik janë vendet më të pasura europiane me norma më të larta të adoptimit të automjeteve elektrike. Me përjashtim të Qipros dhe Çekisë vendet më të shtrenjta për makinat elektrike priren të kenë një pjesë më të lartë të tregut të shitjeve të makinave të reja dhe më shumë automjete elektrike dhe hibride në rrugë. Pesë vendet ku kushton më shumë për të karikuar një makinë elektrikë janë Spanja, Italia, Gjermania, Belgjika dhe Danimarka. Pikërisht në këtë të fundit karikimi i plotë i një makine elektrike kushton 27.64 euro, ose 10 herë më shtrenjtë se në holandë. Edhe për vendin më të shtrenjtë në Europë, kosto e një karikimi të plotë është bindshëm më e lirë se ajo e makinave me djegie tradicionale.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sa vjeç bëhen nëna gratë shqiptare? 26.6 vjeç për herë të parë, mosha e dytë më e re në Europë, por në rritje nga viti në vit

Postimi mëparshëm

Kreditë me probleme nisin vitin me rritje/ Në Janar norma ngjitet në 5.1%, nga 5% që ishte në Dhjetor

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.