EkonomiRaporte

Shqipëria, e fundit, Kosova, e para/ BB shkurton projeksionet. Këtë vit do jemi vendi me rritjen më të ulët ekonomike në rajon

0

Ashtu si çdo vit, Banka Botërore është institucioni që bën parashikimin e parë të vitit. Në përspektivën më të fundit mbi ekonominë globale, institucioni me bazë në Washington parashikon që ekonomia shqiptare të rritet me një normë pranë 2.2% këtë vit, duke ulur ndjeshëm parashikimet krahasuar me ato të qershorit, kur ekonomia shqiptare projektohej të rritej me një normë pranë 3.5% për vitin 2023.

Këto parashikime të Bankës Botërore sinjalizojnë se Shqipëria do të jetë këtë vit vendi me rritjen më të ulët ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Kosova parashikohet të rritet me një normë prej 3.7% këtë vit, duke zënë vendin e parë në rajon. Ekonomia e Serbisë ndërkohë projektohet të zgjerohet me vetëm 2.3%, ajo e Maqedonisë së Veriut me 2.4%, Bosnje Hercegovinës me 2.5% dhe e Malit të Zi me 3.4%. Ndërkohë, mesatarja e rritjes ekonomike të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor fiksohet pranë 2.5% këtë vit. Projeksionet për Shqipërinë janë në linjë edhe me ato të institucioneve të tjera ndërkombëtare, si Moody`s apo Fondi Monetar Ndërkombëtar. Madje, Moody`s flet për një rritje prej vetëm 1.8% këtë vit, ndërsa FMN flet për 2% rritje ekonomike të Shqipërisë këtë vit, krahasuar me vitin që sapo lamë pas. Në këtë mënyrë, tre ndër institucionet më me peshë në glob sa i përket projeksimeve makroekonomike flasin për një ngadalësim të ndjeshëm të zgjerimit ekonomik të Shqipërisë gjatë vitit aktual, kryesisht si rrjedhojë e krizës së çmimeve.

Sa i përket vitit të kaluar ndërkohë, vlerësimet paraprake të Bankës Botërore sinjalizojnë një normë rritje të ekonomisë pranë 3.5%, duke lënë pas në rajon vetëm Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, me 2.5% dhe 2.1% respektivisht. Kosova me 3.7%, Mali i Zi me 5.9% dhe Bosnhe Hercegovina me 4% vlerësohet të kenë pasur një performancë më të mirë ekonomike në terma zgjerimi gjatë vitit të kaluar se sa vendi ynë. Për vitin e kaluar, Banka Botërore ka rishikuar në rritje projeksionet për vendin tonë, krahasuar me qershorin, me 0.3 pikë përqindje.

Sa i përket vitit të ardhshëm ndërkohë, projeksionet sinjalizojnë një rritje të ritmit të zgjerimit të ekonomisë, me 3.4%, dhe me pozita të favorshme në rajon.

E gjithë ekonomia globale ndërkohë projektohet të rritet me 1.7% këtë vit, nga 2.9% që ishte kjo normë gjatë vitit të kaluar. Si pasojë e paqartësive të mëdha në ekonominë globale, rrjedhojë e zhvillimeve të paparshikueshme, projeksionet bëhen të paqëndrueshme. Diçka të tillë e ka nënvizuar vazhdimisht në raportet e fundit për Shqipërinë edhe gjigandi i vlerësimit të kreditit, Moody`s.

KLIKONI KETU PER RAPORTIN E PLOTE

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kreditë me probleme shënojnë rritje/ Pas pesë muajsh rënie, në nëntor rriten në 5.05%

Postimi mëparshëm

5 rreziqet kryesore për ekonominë shqiptare/ WEF: Sëmundjet, siguria kibernetike, inflacioni, kriza e lëndëve të para, “grabitja” e aseteve

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.