Ekonomi

Shqipëri vs Gjermani, si ndryshojnë çmimet? Produktet e bulmetit dhe pijet alkoolike i paguajmë më shtrenjtë

0

Sipas të dhënave të Zyrës Gjermane të Statistiave (Destatis), niveli i çmimeve në Shqipëri është sa 53% e nivelit të çmimeve në Gjermani. Shifrat tregojnë se krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria është vendi më i shtrenjtë pas Serbisë. Serbia e regjistron nivelin e çmimeve sa 54% e nivelit të Gjermanisë. Sa i përket vendeve të tjera të rajonit, sipas të dhënave, ato paraqiten më të lira. Çmimet në Malin e Zi janë sa 52% e nivelit të tyre në Gjermani, ndërsa në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut, çmimet janë sa 49% dhe 47%, përkatësisht, e çmimeve në Gjermani.

Po të analizojmë çmimet sipas produkteve për vendin tonë, vëmë re se ka produkte me nivel më të lartë të çmimeve se në Gjermani. Produktet e qumështit dhe vezët janë sa 104% e nivelit të çmimit për këtë produkt në Gjermani. Çmimet për këto produkte, shfaqen gjithashtu më të larta në vendin tonë se në vendet e tjera të rajonit. Pijet alkoolike gjithashtu paraqiten me nivel të lartë të çmimeve krahasuar me Gjermaminë, deri në 21 pikw përqindje më të larta. Po ta krahasojmë këtë shifër me vendet e rajonit, shohim se Mali i Zi ka të njejtin nivel si ne, ndërsa krahasuar me vendet e tjera, Shqipëria ka nivlin më të lartë të çmimit për pijet alkoolike.

Në listën e çmimeve, nivelin më të ulët, Shqipëria e mban për duhanin. Çmimi i duhanit në Shqipëri është sa 37% e çmimeve në Gjermani. Gjithashtu ne jemi më të lirët sa i përket çmimit të duhanit dhe në nivel rajoni përveç Maqedonisë së Veriut, e cila paraqitet më e lirë se vendi ynë sa i përket këtij produkti.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Çmimet u rritën më pak se në Europë, – Në Shqipëri, inflacioni në 2.6%, ndërsa në BE, 3.6%

Postimi mëparshëm

Pagat u rritën 5 herë më pak se në rajon, – Raporti i Institutit të Vienës për 2020-ën, rritja reale në vendin tonë, 0.8%. Në rajon, 4%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.