Financë

Sektori bankar me rritje edhe në gusht/ Aktivet kalojnë vlerën e 7.5 miliardë lekëve

0

Aktivet e sektorit bankar kanë shënuar rritje në muajin gusht të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i aktiveve të sektorit në fund të këtij muaji arriti në 7.51 miliardë lekë krahasuar me 7.3 miliardë  lekë  që ishte në muajin paraardhës.

Stimulimi i rritjes së sektorit bankar gjatë gushtit mund të shpjegohet me ritmet e forta të rritjes së depozitave, që përbëjnë burimin kryesor të krijimit të aktiveve pasi ato formojnë bazën mbi të cilën bankat mund të krijojnë kredi dhe të gjenerojnë të ardhura përmes interesave. Kur klientët depozitojnë paratë e tyre në banka, këto fonde bëhen të  disponueshme për t’u huazuar ndaj individëve të tjerë dhe bizneseve. Megjithatë, sektori paraqet një trend vjetor negativ, me një ngushtim  të totalit të aktiveve prej 3.9% krahasuar me gushtin e  vitit të kaluar.

“ Scan Intel” ka analizuar zërat që përfshihen në aktivet e bankës për të kuptuar situatën financiare gjatë muajit gusht të këtij viti. Rreth 97.1% të totalit e zënë mjetet financiare. Zëri kryesor i tyre janë depozitat që janë burimi primar i likuiditetit për kreditë. Konkretisht, depozitat e transferueshme arritën në 85.7 milionë lekë ndërsa depozitat e tjera kishin vlerën e 13 milionë lekëve.

Në anën e pasiveve  shohim  se zëri me peshën më të lartë ndaj totalit është paraja në qarkullim që arriti  në 4.2 miliardë lekë, dhe më pas ndjekin depozitat e papërfshira në paranë e gjerë  me një vlerë prej 32 milionë lekësh. Nga ana tjetër, veprimet me thesarin dhe ato ndërbankare janë një tjetër zë i rëndësishëm dhe me një peshë të konsiderueshme në bilancin sektorial të bankave.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Bizneset shqiptare, rritet pesimizmi për ekonominë/ Barometri Ballkanik i RCC: Rreth 19% e sipërmarrësve presin të përkeqësohet situata

Postimi mëparshëm

Biznesi shqiptar, i prirur për të kërkuar forcë punëtore nga rajoni/ Kosova kryeson, shumica e bizneseve të Ballkanit Perëndimor shfaqen skeptikë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.