Financë

Sa taksa paguajnë shqiptarët? Sa 27.5% e PBB-së, nën mestaren e OECD, shkak edhe informaliteti

0

Barra fiskale është një tregues i detyrimeve tatimore që derdhet në buxhet nga qytetarët me qëllim kthimin e tyre në të mira dhe shërbime dhe përbëhet kryesisht nga tatime indirekte dhe tatime direkte. Referuar të dhënave të Ministrisë së Financave për vitin 2019 barra fiskale për vendin tonë është në nivelin 27.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Nga një kryqëzim i këtyre të dhënave me ato të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në një raport të publikuar së fundmi, shohim se niveli i barrës fiskale në vendin tonë është poshtë nivelit mesatar. Duke u nisur nga kjo mund të themi se barra e ulët e Shqipërisë krahasuar me vendet e tjera vjen pasi vendi ynë prezanton një rezervë në arkëtim nga tatimet dhe nga taksat e tjera. Kjo vjen nga norma e tatimit që zbaton Shqipëria. Përveç normës së tatimit, një arsye tjetër është edhe informaliteti i lartë në vendin tone. Pra, shteti shqiptar mbledh ndjeshëm më pak taksa nga parashikimi krahasuar me vendet e zhvilluara, çka bën që të reflektohet në këtë normë. Informaliteti i lartë në ekonominë tonë është theksuar vazhdimisht nga shumë institucione ndërkombëtare si një ndër problemet më madhore të Shqipërisë. Ky nivel vlerësohet mes 40-50% të ekonomisë sonë. Pavarësiosht aksionit anti-informalitet të disa viteve më parë të ndërmarrë nga qeveria shqiptare, ekonomia gri dhe ajo e zezë vijojnë të konkurrojnë pandershmërisht në treg. Nga ana tjetër, pandemia pritet t`i japë një goditje edhe më të madhe aftësisë së shtetit për të mbledhur taksat.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Pandemia në të bërit biznes. Në kryeqytet ka nxitur biznesmenët e rinj, por ka trembur të vjetrit

Postimi mëparshëm

Pandemia, 464 mln euro taksa të munguara. Në vetëm 11 muaj, dëmi në buxhet sa 4% e PBB-së

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *