Ekonomi

Rritja ekonomike prek 17.89%, – Industria kthehet në lokomotivë të ekonomisë, bujqësia, “delja e zezë”

0

Shifrat e Institutit të Statistikave lajmërojnë në publikimin e tyre më të fundit se Produkti i Brendshëm Bruto ka shënuar rritje me 17.89% në tremujorin e dytë të vitit 2021, kundrejt së njëjtës periudhë të vitit 2020. Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto paraqitet domethënëse, pavarësisht se krahasimi bëhet me tremujorin e dytë të vitit të kaluar, kur pandemia goditi me forcën më të madhe ekonominë tonë. Kontribut pozitiv kanë dhënë të gjitha degët përveç “Bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit” që ka ndikuar negativisht me 0.19 pikë përqindje. Kontributin pozitiv më të lartë në rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto e ka dhënë “Industria nxjerrëse, përpunuese; Energji elektrike, ujë”, me 4.13 pikë përqindje. Pas industrisë ndjek “Tregtia, Transporti dhe Akomodimi” me një kontribut prej 4.09 pikë përqindje. Ndërkohë, dega “Ndërtim”, ka kontribuar në rritjen e PBB për tremujorin e dytë të vitit 2021, me 3.42 pikë përqindje, ndërsa kontributin pozitiv më të vogël e ka dhënë dega “ Informacion dhe Komunikacion”.

Po të shohim ndryshimet me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje 2.11%. Gjatë këtij tremujori përpos aktivitetit të bujqësisë i cili ka ndikuar negativisht me 0.23 pikë përqndje, negativisht gjithashtu paraqitet dhe “Aktiviteti Financiar i Sigurimeve” dhe “Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë”. Ndërkohë për tremujorin e dytë këto dy aktivitete shihet të kënë ndikuar pozitivisht.

Sa i përket krahasimit të Produktiti të Brendshëm Bruto me të njejtin tremujor të vitiit 2020 aktiviteti i “Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit” pati një rënie me 0,61 %. Rritje kanë pësuar të gjitha aktivitet e tjera ku aktiviteti i “Industrisë, Energjisë dhe Ujit” pati një rritje me 39,85 %, ndërsa aktiviteti i ndërtimit pati një rritje me 41,68 %.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Ulet norma mesatare e interesit për kredi në lekë. E kundërta ndodh me ato në euro

Postimi mëparshëm

Tkurret kreditimi gjatë gushtit. – Pas muajsh me radhë, bie huaja e re për blerje banesash, rritet ajo konsumatore

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.