Ekonomi

Qershori, rekord importesh të pijeve dhe peshkut/ 17.7 dhe 13.5 mln euro, vlera më e lartë që nga viti 2005

0

Muaji qershor i këtij viti shënon rekord historik sa i përket importit të pijeve si dhe peshkut apo kafshëve guackore. Nga të dhënat e “Institutit të Statistikave” mbi treguesit e tregtisë së jashtme del në pah se vlera e importeve të pijeve, alkooleve dhe uthullave gjatë qershorit është më e larta që nga viti 2005. Të njejtën gjë mund të themi edhe sa i përket vlerës së importit të peshkut apo kafshëve guackore. “Scan Intel” ka analizuar këto të dhëna ku shihet se vlera e importit të pijeve për muajin qershor të vitit 2022 arrin në 2.05 miliard lekë ose e shprehur në valutë kjo shifër do të arrinte në 17.7 mln euro. Nga shifrat e përpunuara muaji i dytë me vlerën më të lartë të importit të pijeve është korriku i vitit të kaluar dhe llogaritet në 2.01 mld lekë. Por si paraqiten pijet, alkoolet dhe uthullat sa i përket peshës së importeve ndër vite? Referuar të dhënave sa i përket importit të pijeve në volum, muaji qershor renditet mes pesë muajve të parë me peshën më të lartë. Gjatë qershorit janë importuar 19,257 ton pije, ndërsa muaji me peshën më të lartë është gushti i vitit të kaluar.

Ndërkohë, siç e theksuam edhe më lartë rekord historik importesh në vlerë ka arritur edhe peshku apo kafshët guackore. Shifrat tregojnë se përgjatë qershorit vlera i importit arrin në 1.57 mld lekë. Nëse do ta shprehnim në valutë kjo shifër regjstrohet në 13.5 mln euro. Kjo është shifra më e lartë që nga janari i vitit 2005 kur janë të disponueshme të dhënat. Gjatë qershorit të vitit të kaluar vlera e importeve të peshkut dhe kafshëve guackore regjistrohej në 1.27 mld lekë. Nëse për këtë produkt importin do ta analizonim në peshë, të dhënat tregojnë se është muaji i tretë me peshën më të lartë që nga viti 2005. Gjatë qershorit janë importuar 3.392 ton peshk. Të dhënat nga Instituti i Statistikave të analizuara nga “Scan Intel” bëjnë me dije se korriku i vitit 2021 regjistron peshën më të lartë të importeve të peshkut dhe kafshëve guackore.

Rikujtojmë se importet për qershorin rezultojnë pranë 81 miliardë lekëve, në rritje me 20.8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, gjithashtu në rritje edhe në terma mujorë, me 1.9%. Megjithatë kjo rritje nuk pasqyrohet në peshë për shkak të rritjes së çmimve (shiko këtu).

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Maji rrit aplikimet për azil/ 22% më shumë kërkesa se në prill, në pesë muajt e parë rreth 4,900 aplikantë

Postimi mëparshëm

Zhdoganimi, Shqipëria më e shpejta në rajon/ Anketa e RCC: Për 17% të të anketuarve procesi ndodh në më pak se dy ditë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.