Turizëm

Prilli, me rekorde të tjera për turizmin/ Rreth 614 mijë të huaj vizituan Shqipërinë, shifra më e lartë në shtatë vitet e fundit

0

Janë regjistruar gjithsej rreth 1 milion e 161 mijë hyrje në territorin e Shqipërisë gjatë mujait Prill të këtij viti, nga të cilat rreth 614 mijë janë shtetas të huaj, sipas të dhënave më të fundit nga “Instituti i Statistikave” mbi lëvizjen e shtetasve. Krahasuar me numrin e hyrjeve gjithsej gjatë të njejtit muaj të vitit të kaluar rritja vjetore shënohet në 39.5%. Ky tregues gjithashtu ka kaluar shifrat e muajve prill të shtatë viteve të fundit, referuar publikimeve të mëparshme të lëvizjes së shtetasve, duke prekur kështu rekord.

Nëse do të analizonim vetëm hyrjet e shtetave të huaj përgjatë muajit prill të këtij viti vihet re se rritja arrin në 52.8%. Shifrat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është rreth 547 mijë. Ky numër është rritur me 27.1%, krahasuar me muajin prill të vitit 2022.

Nëse do të flisnim për katërmujorin e parë 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1,684,820. Ky numër është rritur me 57.0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Në Prill 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 590,603 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore, përkatësisht me 14,012 dhe 4,913 shtetas.

Nga ana tjetër, edhe daljet e shtetasve shqiptarë përgjatë muajit prill të këtij viti regjistrojnë rritje. Sipas shifrave numri i daljeve gjithsej në prill ka prekur rekord që nga viti 2016-të dhe llogaritet në 1,147,154, duke u rritur me 37.5%. Nëse do të flisnim vetëm për daljen e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë rritja rregjistrohet në 25,4%, krahasuar me të njejtin muaj të vitit 2022.

“Scan Intel” ndër të tjera ka analizuar edhe hyrjet e shtetasve të huaj në vendin tonë sipas qëllimeve. Hyrjet për qëllime personale regjistrohen më shumë në numër se ato për qëllime profesionale, por për të dy qëllimet numi i hyrjeve ka shënuar rritje. Në grupin e hyrjeve personale, nëngrupi për trajtime shëndetësore ka pësuar rënie me 53%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Lindjet, niveli më i ulët në dy dekada/ Rënie me 9.3% në 2022-shin. Asnjë qark me rritje. Korça, më problematikja

Postimi mëparshëm

Vijon “boom-i” i pagesave me kartë/ Rriten me 18.6% në tremujorin e parë, 860 milionë euro transaksione

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.