Ekonomi

PBB ngjitet me 3.46% në tremujorin e tretë/ “Adminstrata Publike ” dhe “Real Estate” stimuluan rritjen ekonomike

0

Ekonomia në vendin tonë përgjatë vitit 2023 pati një performancë pozitive që u stimulua nga rritja e të ardhurave në sektorët kryesorë të saj, megjithëse është paraqitur me ritme të ngadalta. Sipas të dhënave më të fundit nga “Instituti i Statistikave” në tremujorin e tretë të vitit aktual Produkti i Brendshëm Bruto ka shënuar rritje me 3.46%, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Konsumi i popullatës u rrit gjithashtu me vetëm 2%, nga 4.18% që rritej në tremujorin e dytë të vitit.

Shifrat tregojnë se gjatë tremujorit të tretë të vitit 2023 “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” janë zërat që regjistrojnë kontributin më të lartë në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto, me 1.2 pikë përqindje dhe pas tyre renditen “Aktivitetet e  pasurive të paluajtshme” me 0,68 pikë përqindje,  dhe “Ndërtimi” me 0.45 pikë përqindje respektivisht. Po ashtu, kontributi ka qenë i konsiderueshëm edhe nga zërat si: “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me 0.43 pikë përqindje, “Informacioni dhe Komunikacioni” me 0.26 pikë përqindje,“Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me 0.24 pikë përqindje dhe ”Arte, argëtim dhe çlodhje” me të njëjtën rritje. Ndërkohë, kontributi ka qenë minimal nga zëri “ Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” me 0.09 pikë përqindje. Nga ana tjetër, negativisht kontriboi grupi i zërave: “Industri, Energji dhe Uji” me 0.34 pikë përqindje, “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” me 0.17 pikë përqindje.

“Scan Intel” ka përpunuar dhe analizuar të dhënat për të kuptuar sesi kanë ndryshuar degët kryesore të ekonomisë. Shifrat tregojnë se aktivitetet që paraqitën rritje ishin si më poshtë: Aktiviteti i Ndërtimit me rritje 4.72%. Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me  0.77%, grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 8.97% dhe  Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit u rrit me 4.50%. Gjithashtu, Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme u rrit  me 12.2%, grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u rrit me 11.18%, rritje kjo e njëjtë  me grupin “Arte, argëtim dhe çlodhje, ndërsa grupi i Aktiviteteve profesionale dhe shërbime administrative  me  7.55%. Nga ana tjetër,  Aktiviteti i “Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit” shënoi rënie prej 0.50%. Po ashtu rënie pati edhe Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit me 2.89%.

Përsa i përket ndryshimit të Produktit të Brendshëm Bruto ne terma sezonalë, krahasuar me tremujorin paraardhës, pra tremujorin e dytë të vitit 2023, treguesi vlerësohet me rritje prej 2.30%.  Aktiviteti “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” shënoi një rritje prej 0.95%, aktiviteti “Informacioni dhe Komunikacioni” pati një rritje me 1.67%, ndërsa aktiviteti “Financiar dhe i Sigurimit” pati rritje prej 2.09%. “Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme” shënoi rritje me 2.13%. Grupi Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative shfaqi rritje me 5.54%, Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 3.71%. Aktiviteti i “Arte, argëtim dhe çlodhje” u shfaq  po ashtu me rritje prej 13.89%, që është edhe rritja më e lartë. Ndërkohë, vetëm “Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit” dhe “Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit” shënuan rënie me 1.25% dhe 0.09% respektivisht.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Turizmi “përjeton” momentin më të mirë historik/ Gjatë 11-mujorit rreth 9.5 milionë të huaj vizituan vendin

Postimi mëparshëm

Mjetet për pasagjerë, cili qark kryeson?/ Durrësi ka numrin më të lartë për banorë, Dibra me rritjen më të lartë vjetore

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.