Ekonomi

Nuk ka qenë ky viti më i keq për biznesin?! Subjektet që kanë kaluar në status pasiv, më pak se 2018. Saranda, rekord historik

0

Gjatë këtij viti, që nga 1 janari, deri më 30 dhjetor, janë 9044 ndërmarrjet të cilat kanë kaluar në status pasiv. Sipas ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” statusin pasiv një subjekt e merr në rast se plotëson një nga këto tre kritere:
– nuk ushtron më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm;
– nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm;
– deklaron në QKB pezullim veprimtarie tregtare dhe paguan të gjitha detyrimet tatimore.
Në total, në të gjithë vendin rezultojnë 129.630 ndërmarrje pasive. 2020, viti i pandemisë, cilësohet si ndër më të vështirët për biznesin, për shkak të krizës së rëndë që ka goditur vendin por edhe të gjithë globin. Mbyllja e bizneseve, qoftë nëpërmjet kalimit në status pasiv është një tregues i besueshëm i impaktit të krizës në ekonomi. Por si ka ndryshuar kjo shifër krahasuar me vitet e tjera? Krahasuar me 2019-ën vihet re një rritje e ndjeshme, por nuk rezulton aspak si viti më i keq për bizneset. Në 2019 ishin 8143 bizneset të cilat kaluan në status pasiv, ose 11% më pak. Por, në 2018, ishin plot 10788 bizneset që kaluan në status pasiv, madje në 2016 apo 2014 ishin rreth 21 mijë dhe 23 mijë respektivisht. Nga të dhënat e përpunuara nga “Scan Intelligence unit” nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rezulton se 2020 është viti i 5-të më i keq për biznesin, në rast se marrim kalimin në status pasiv si indikatorin matës, pas 2014, 2016, 2012 dhe 2018-ës.

Nga 9044 biznese të kaluara në statusin pasiv gjatë këtij viti, 3518 janë vetëm në Tiranë, tregojnë të dhënat. Në vend të dytë ndjek Durrësi, e më pas Vlora me Sarandën. Madje, Saranda regjistron rekordin më të madh historik, sa i përket numrit më të lartë të regjistruar ndonjëherë të subjekteve të kaluara në pasiv gjatë një viti.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Vijon të rritet kreditimi, Huaja e re, 9.2% rritje në nëntor, zgjerohet ndjeshëm kredia për banesë

Postimi mëparshëm

Sa vlen puna në Shqipëri? Me 19 minuta blen një bukë, me 500 orë, 1 metër katror banesë në Tiranë

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *