Financë

Kreditimi vijon me ritme rekord/ Shënon nivelin më të lartë prej 2018-ës, financim i lartë për individët, sidomos për blerje banese

0

Huaja e re gjatë Korrikut është rritur ndjeshëm, pranë nivelit më të lartë që prej Korrikut të vitit 2018-të, kur totali i huasë së re regjistrohej në 29.5 miliardë lekë. Të dhënat më të fundit të “Bankës së Shqipërisë” tregojnë se totali i huasë së re gjatë Korrikut të këtij viti fiksohet pranë 29.3 miliardë lekëve. Pra, ky nivel është i dyti më i lartë që nga Korriku i vitit 2016-të. Rritja krahasuar më të njejtën periudhë të një viti më parë fiksohet në 30.9%.

Segmenti që duket se ka dhënë ndikimin kryesor në këtë rritje të kreditimit është treguesi i huasë për individët. Ky i fundit regjistron 8.6 miliardë lekë kredi të re gjatë Korrikut. Në këtë rast bëhet fjalë për vlerën më të lartë, të paktën që prej vitit 2016 kur nis edhe seria kohore e statistikave publike të Bankës së Shqipërisë në lidhje me këtë tregues.

Treguesi tjetër, ai i kredisë së re sektorin privat është regjistruar gjithashtu në rritje gjatë Korrikut të këtij viti, duke u vlerësuar pranë 20.7 miliardë lekëve, Kjo shifër vihet re të jetë e dyta më e lartë, pas Korrikut të vitit 2018-të.

Kredia për blerje banese nga individët regjistrohet gjithashtu në rritje, pranë 4.1 miliardë lekëve, nga mbi 3.7 miliardë lekë që kishte qenë gjatë rekordit të mëparshëm në Korrikun e vitit 2021.

Rritjen më të madhe në këtë segment e regjistron pikërisht kredia e re për blerje banese në lekë, që është ngjitur pranë vetëm 3.2 miliardë lekëve dhe është rritur me 72%, krahasuar me Korrikun e vitit 2023. Ndërkohë, kredia e re për blerje banesash në euro arriti në 920 milionë lekë, nga 897.7 milionë që ishte në vitin 2023.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kredia për ekonominë ngadalëson rritjen në korrik/ U shtua me vetëm 2.3 miliardë lekë. Biznesi “largohet” nga huaja në valutë

Postimi mëparshëm

33.7 mld lekë leje ndërtimi në tre muaj/ Rekord edhe për sipërfaqet. Ndërtimet rezidenciale, pjesa më e madhe e investimeve

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.