Financë

Kredia për ekonominë ngadalëson rritjen në korrik/ U shtua me vetëm 2.3 miliardë lekë. Biznesi “largohet” nga huaja në valutë

0

Kredia për ekonominë arriti në 798.3 miliardë lekë në fund të muajt Korrik të këtij viti sipas të dhënave më të fundit të “Bankës së Shqipërisë”. Ndërkohë, në muajin qershor regjistroi një total prej 795.9 miliardë lekë. Pra, në harkun kohor të një muaji kredia rezulton rreth 0.3% më e lartë, më një shtesë prej 2.3 miliardë lekë.

E matur me Korrikun e vitit të shkuar, huaja këtë vit rezulton 13.3% më e lartë, me një shtesë prej afërisht 93 miliardë lekësh apo afro 900 milionë eurosh. Kjo rritje i atribuohet kryesisht zgjerimit të kreditimit të “Korporatave të tjera financiare”.
Nga ana tjetër, edhe kredia për biznesin ka shënuar një përmirësim të lehtë. Nga 447.3 miliardë lekë në qershor, ajo është shtuar 99 milionë lekë në Korrik, duke arritur në rreth 447.4 miliardë lekë. Krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të shkuar, kredia për biznesin është rritur me rreth 12.9%.

Por si paraqitet huaja sipas valutës? Nga të dhënat e “Bankës së Shqipërisë” duket se kredia në valutë është paraqitur me rënie. Në muajin Korrik kredia në monedhën e huaj për bizneset ka rënë me 0.3%, ndërkohë që kredia në lekë ka shënuar një rritje modeste me 0.4%, krahasuar me muajin Qershor.

Po të shtrijmë analizën në harkun kohor të një viti shohim se huaja për bizneset në valutë është rritur me 10.4% në Korrik të këtij viti, krahasuar me Korrikun e viti 2023, ndërkohë në monedhën vendase ka patur një rritje të fortë prej 15.7%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kursimet në Shqipëri arrijnë rekord të ri/ 1.31 trilionë lekë në korrik. Rritje e ndjeshme e depozitave në lekë dhe valutë

Postimi mëparshëm

Kreditimi vijon me ritme rekord/ Shënon nivelin më të lartë prej 2018-ës, financim i lartë për individët, sidomos për blerje banese

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.