Tregti

Rekord importesh për aparatet optike e fotografike/ Tendencat e reja të punës në rrjetet sociale rrisin kërkesën për produkte të tilla

0

Muaji Shtator i këtij viti duket se është një moment interesant sa i takon tregtisë së jashtme të mallrave, pasi referuar të dhënave të “Institutit të Statistikave”, të përpunuara nga ‘Scan Intel’, dalin në pah fakte interesante sa i përket importit të instumenteve, aparateve optike, fotografike dhe kinematografike. Nga shifrat e marra në analizë dalim në përfundimin se muaji Shtator i këtij viti regjistron rekord historik sa i përket vlerës së importeve për këtë kapitull, pra për produktetet optike dhe kinematografike, që nga muaji Janar i vitit 2005 për të cilin Instat disponon të dhëna. Përgjatë shtatorit vlera e importit për këto produkte arrin në 1.24 miliard lekë ose e konvertuar në euro vlera për këto produkte arrin në 11.8 milion euro.

Nga të dhënat e paraqitura grafikisht vihet re se përpara muajit Shtator rekordin për këto pajisje e mbante muaji Mars i vitit 2021, më një vlerë prej 1.23 miliard lekë. Në përgjithësi nga shifrat vihet re se pothuaj të gjithë muajt e vitit 2023 renditen ndër të parët me vlerën më të lartë të importeve të produkteve optike, fotografike dhe kinematografike. Sipas shifrave të INSTAT, nga muaji Janar deri në muajin Shtator, vlera e importit të këtyre produkteve në total arrin në rreth 9 mld lekë.

Por me cilat vende kemi patur vlerën më të lartë të importeve për muajin Shtator? Referuar shifrave, Izraeli është partneri kryesor për muajin Shtator të këtij vit sa i përket vlerës së importeve për këtë këtë kapitull, me 372 milion lekë. Gjermania është partneri i dytë dhe ndiqet nga Italia dhe Kina.

Së fundmi trendet e reja të rrjeteve sociale dhe mundësitë e gjenerimit të të ardhurave në forma të ndryshme, sidomos reklamimi i produkteve apo shërbimeve të ndryshme, mund të kenë rritur kërkesën për produktet optike, fotografike dhe kinematografike. Po ashtu, në të njejtën kohë me avancimin e teknologjisë po avancojnë edhe shumë fusha të tjera duke rritur nevojën dhe kërkesën për produkte të tilla.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Aksesi i grave në vendimmarrje/ Përmirësohet përfaqësimi gjinor, por mbetemi akoma në nivele të ulta

Postimi mëparshëm

Jetëgjatësia, shifrat i rikthehen normalitetit/ Në vitin 2022 jeta e shqiptarëve “zgjatet” me shumë se e europianëve

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.