Turizëm

Janar-Shtator 2022, sezoni më i mirë turistik/ Rreth 6.4 mln vizitorë, 17.6% më shumë se në vitin 2019-të

0

Edhe pse vrulli i vizitorëve që ishin gjatë periudhës së sezonit veror ka ardhur duke rënë, përsëri hyrjet e shtetasve për muajin shtator të këtij viti kanë thyer periudhën para pandemisë. Shifrat nga “Instituti i Statistikave” sinjalizojnë rritje me 54.1% të hyrjeve të shtetasve të huaj, krahasuar me muajin shtator të vitit 2021. Gjatë kësaj periudhe numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 761,544, ndërkohë që përgjatë shtatorit të vitit të kaluar regjistroheshin 494,332 hyrje nga shtetas të huaj. Ndërkohë, ky tregues krahasuar me shtatorin e vitit 2019-të është rritur me 28.7%. Nëse do të flasim për hyrjet gjithsej numri i tyre përgjatë muajit shtator të këtij viti regjistrohet në 1,208,667, duke shënuar rritje prej 52.2%. Në Shtator 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3,8 herë dhe Maqedonia e Veriut me 3,3 herë, krahasuar me shtatorin 2021. Rritje e numrit të hyrjeve regjistrohet edhe nëse do të flisnim me terma nëntëmujorësh. Sipas shifrave, përgjatë periudhës janar-shtator numri gjithsej i hyrjeve u regjistrua në rreth 10.4 mln, ku nga këto 6.4 mln janë hyrje nga shtetas të huaj, duke u rritur me 17.6% krahasuar me periudhë janar-shtator të vitit 2019-të. Krahasuar me të njetën periudhë të vitit të kaluar numri i hyrjeve gjithsej është rritur 34.4%, ndërsa numri i hyrjeve të shtetasve të huaj për periudhën janar-shtator është rritur 31.8%, krahasuar me vitin 2021. Gjatë nëntëmujorit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 4,0 herë dhe Anglia me 2,0 herë, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 11,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Nga ana tjetër edhe daljet e shtetasve shqiptarë përgjatë muajit shtator të këtij viti regjistrojnë rritje, me 47.6%, krahasuar me të njejtin muaj të vitit 2021. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë janë regjistruar në 541,216, ndërkohë që daljet gjithsej po përgjatë të njejtës periudhë janë 1,371,621. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë nëntëmujorit 2022, është 4,390,611, duke u rritur 36.2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe në publikimin e muajit shtator ashtu si në publikimet e muajve të fundit, mungojnë të dhënat e detajuara sa i përket hyrjeve sipas vendeve të origjinës.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Konsumi i kafes, ogur për ekonominë/ Në Shqipëri rritja e importit të kafes përkthehet në zgjerim ekonomik, dhe rënia e importit, në ngadalësim

Postimi mëparshëm

Aktivitetet në internet, si renditet Shqipëria? Të parët në Europë për rrjete sociale, por në fund për informim dhe aplikime për punë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.