Ekonomi

Inflacioni në Shqipëri, mbi mesataren e BE-së/ Çmimet janë shtrenjtuar me 3.8% në janar, sipas metodës europiane

0

Sipas të dhënave të publikuara nga “Instituti i Statistikave”, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin Janar të vitit 2024, në Shqipëri, fiksohet në 3.8%. Rikujtojmë se sipas metodës së Instat ky tregues për të njejtin muaj ishte 3.4%. Ndonëse në të dyja rastet inflacioni përllogaritet nga i njëjti institucion, kjo diferencë në matje vjen për shkak të peshës që i jepet secilit grup në normën e inflacionit, si dhe te numri i produkteve dhe shërbimeve që merren në analizë. Këto ndryshime në pesha janë të theksuara sidomos sa i përket transportit dhe grupit të “qira, ujë, lëndë djegëse, energji”

Në Janar rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 6%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe Pije joalkoolike” me 5.8%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 4.3%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4.2%, “Shërbimi arsimor” me 4.1%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.4%, “Veshje dhe këpucë” me 2.7%, “Shëndeti” me 2.0%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.9% dhe “Komunikimi” me 0.3%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 2,7 %.

Në rritjen vjetore të këtij indeksi kanë kontribuar pozitivisht të gjitha grupet përveç transportit. Kontributin më të lartë e dhanë grupet si “Ushqime dhe Pije joalkolike’ me 1.97 pp, “Argëtim dhe kulturë” me 0.55 pp dhe ”Hotele, restorante dhe kafene” me 0.46 pp. Ndërkohë, grupet e tjera kanë kontribuar më pak në rritjen e këtij indeksi, ku ky kontribut varion nga 0.01 pp për grupin “Komunikim  dhe në 0.25 pp për grupin “ Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë’’.

‘Scan Intel’ ka analizuar gjithashtu të dhënat për të parë sesi renditet Shqipëria mes vendeve të Europës. Shifrat e publikuara tregojnë një mesatare të rritjes vjetore të çmimeve në Bashkimin Europian përgjatë muajit Janar me 3.1%, duke e renditur Shqipërinë mbi mesataren e BE-së. Nga ana tjetër, shifrat pozicionojnë Turqinë, Rumaninë dhe Serbinë  si shtetet me rritjen më të lartë të çmimeve për janarin. Rritja e çmimeve në këto shtete varion nga 6.4% në 64.9%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sa të huaj jetojnë në Shqipëri? Rreth 18 mijë me leje qëndrimi, kryesojnë italianët dhe turqit

Postimi mëparshëm

Dy vite pas, si e ndikoi lufta Shqipërinë? Konflikti “preku” importet me Rusinë, bie ndjeshëm pesha e tyre

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.