Turizëm

Gushti “vulos” rekord të ri në turizëm/ Shqipërinë e vizituan 2 milion të huaj në një muaj dhe rreth 7 milion në tetë muaj

0

Shifrat zyrtare vijojnë të konfirmojnë rekord pas rekordi në turizëm. Këtë vit sezoni i verës regjistron shifra që udhëheqin edhe periudhën para pandemisë sa i përket lëvizjes së shtetasve referuar të dhënave për muajin Gusht. Hyrjet e shtetasve të huaj në territorin e Shqipërisë, gjatë muajit gusht të këtij viti, kanë tejkauar shifrat e muajit Gusht të shtatë viteve të fundit. Të dhënat e “Institutit të Statistikave” tregojnë se përgjatë gushtit numri i shtetasve të huaj të cilët kanë hyrë në territonin e vendit tonë janë rreth 2 mln. Krahasuar me të njejtin muaj të një viti më parë ky tregues rezulton të jetë rritur me 18.3%. Nga ana tjetër, referuar hyrjeve gjithsej shohim se numri i tyre është rritur me 16.9% dhe regjistrohen për muajin Gusht rreth 2.8 mln hyrje nga ku 838 mijë janë hyrje nga shtetas shqiptarë.

Rritje e hyrjeve regjistrohet edhe nëse do të flisnim në terma tetëmujorësh. Të dhënat e INSTAT tregojnë se kjo periudhë është shoqëruar me një valë në rritje të lartë të turistëve. Shifrat në harkun kohor të tetë muajve tregojnë se hyrjet gjithsej regjistrohen në 11.7 milion nga ku rreth 7.1 mln janë shtetas të huaj dhe 4.5 mln hyrje nga shtetas shqiptarë. Rritja e hyrjeve gjithsej përgjatë tetë muajve është 26.7%, ndërkohë që hyrjet nga shtetas të huaj po gjatë kësaj periudhe janë rritur me 26.9%.

Nëse i referohemi daljeve nga territori i Shqipërisë, sipas shifrave numri i tyre gjithsej për muajin Gusht është rreth 3 milion dhe ka shënuar rritje me 20.6%. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Gusht 2023 janë 842 mijë. Krahasuar me Gushtin e vitit 2022, ky tregues është rritur me 8.9%. Po të flasim në terma tetëmujorësh numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë është 4.5 milion, duke u rritur me 18.9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Gusht 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 1,9 milion shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore, përkatësisht me 40,106 dhe 12,335 shtetas.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Ku shkuan produktet ‘made in albania’ në gusht? Italia dhe Kosova, destinacionet kryesore. Mbretëria e Bashkuar me rritjen më të lartë

Postimi mëparshëm

Inovacioni, Shqipëria fiton një pozicion/ Përmirësohemi edhe në pikëzim, por dështojmë sa i përket kapitaleve njerëzore dhe kërkimore

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.