Ekonomi

Ndërtimi vijon nën presionin e çmimeve/ Kostot u rritën me 3.4% në tremujorin e parë, nga energjia dhe pagat

0

Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” mbi kostot e ndërtimit, për tremujorin e parë të vitit 2024, sinjalizojnë rritje si në terma vjetore, ashtu edhe në terma tremujore, por rritja duket se është ngadalësuar në fillim të këtij viti. Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e parë 2022 arriti 112,0 kundrejt tremujorit të katërt 2021 si periudha bazë. Kështu, ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim është 3.4%, ndërkohë, një vit më parë ky ndryshim regjistrohej në 5.3%. Shifrat e përpunuara nga “Scan Intel” flasin për një rritje të vazhdueshme të këtij treguesi, megjithtatë tremujori i tretë i vitit 2022 regjistron nivelin më të lartë të kostove të ndërtimit që nga tremujori i parë i vitit 2018-të, periudhë për të cilën INSTAT disponon të dhëna. Nëse do të flisnim për ndryshimet tremujore, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim ka shënuar rritje me 0.5%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023.

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim mat koston e ndërtimit në banesa duke monitoruar ecurinë e çmimeve të materialeve të ndërtimit, të fuqisë punëtore dhe të shpenzimeve të tjera kapitale që përdoren në ndërtimin e një banese. Le të shohim se cilat kanë qenë grupet që kanë udhëgequr rritjen e kostove prej 3.4%.

Sa i përket ndryshimeve vjetore për grupet kryesore të dhënat tregojnë se, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 7.5%, pasuar nga grupet “Shpenzime për paga” me 4.4%, “Shpenzime transporti” me 3.7%, “Kosto të tjera” me 2.7%, “Shpenzime materiale” me 2.5% dhe “Shpenzime makinerie” me 1.5%. Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “Materiale ndërtimi” shënoi rritjen më të lartë prej 2.6%, pasuar nga grupet “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” 2.5% dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 2.1%.

Nga ana tjetër, nëse do të flisnim për ndryshimet tremujore të grupeve kryesore, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Kosto të tjera” me 1.2%, pasuar nga grupet “Shpenzime energjie” me 1.1%, “Shpenzime për paga” dhe “Shpenzime transporti” me 0.8% secili, “Shpenzime makinerie” me 0.4% dhe “Shpenzime materiale” me 0.1%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Korea, furnizuesi i dytë më madh i makinave/ Në pesë muaj, importi në Shqipëri nga ky vend zinte 17.5% të totalit

Postimi mëparshëm

Në cilin sektor u shtuan më shumë ndërmarrjet? Ndërtimi mban rekord. Në tregti dhe bujqësi, rritja më e ulët e numrit të bizneseve

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.